Mirëqenie

January 28, 2020 | 8:46

Nga Valentina Telhaj / Të “lexosh” mendimet e të tjerëve

A mund t’i lexojmë mendimet? Ka njerëz që më pyesin: “Ti me siguri e di mirë se çfarë po mendoj unë në këto momente, sepse ti je psikologe, di të na lexosh mendimet”… Këtë e dëgjoj shpesh nga njerëz që njoh, por edhe nga pacientët që vijnë për terapi. Gjestet apo fjalët nuk shënjojnë domosdoshmërisht diçka të qartë, por kur sjelljet e çuditshme bëhen më shumë se një, atëherë kushtojini vëmendje.

MSc. Valentina Telhaj, psikologe këshillimi, psiko-traumatologe EMDR. psikoterapiste CBT  terapiste ABA & proc, Mp. Psikologji Ligjore

MSc. Valentina Telhaj, psikologe këshillimi, psiko-traumatologe EMDR. psikoterapiste CBT
terapiste ABA & proc, Mp. Psikologji Ligjore

ADN-ja jonë ndikon në aftësinë për të lexuar mendimet dhe emocionet e një personi nga të vështruarit në sytë e tyre, sugjeron një studim i ri, i botuar në revistën Molecular Psychiatry. Njëzet vjet më parë, një ekip shkencëtarësh në Universitetin Cambridge krijoi një test të ‘ndjeshmërisë njohëse’ të quajtur ‘Leximi i Mendjes në Testin e Syve’. Ai zbuloi se njerëzit mund ta interpretojnë me shpejtësi atë që një person tjetër po mendon ose ndjen, vetëm nga të shikuarit në sytë e tyre. Gjithashtu, testi tregoi se disa prej nesh janë më të mirë në krahasim me të tjerët dhe se gratë marrin mesatarisht më shumë pikë sesa meshkujt.

Sepse të “lexuarit” e të tjerëve i aktivizon shqisat e njeriut dhe përqendrimi është në maksimum. Interpretimi i komunikimit verbal dhe joverbal kërkon që të “zhvishet” maska brenda personit real, dhe logjika do të na tregojë kështu një seri të historisë së personit, por jep edhe forma të tjera jetësore të informimit, të cilat na ndihmojnë të lexojmë më saktë, e ta kuptojmë tjetrin. Për të pasur sukses me të mirë rreth kësaj, duhet patjetër që të dorëzojmë çdo parashikim të emocioneve, i cili mund të na pengojnë rreth leximit të të tjerëve.

Çelësi kryesor është të qëndrojmë sa më objektiv dhe ta marrim informacionin në mënyrë neutrale, pa e shtrembëruar atë. Cilido qoftë ai që mund të lexoni, shefi juaj, kolegu, partneri apo tentimi për t’i kuptuar njerëzit, duhet që muret e padukshme që na rrethojnë të shemben. Intelekti njerëzor sa i lashtë, aq me shkëlqim, mund të na e ofrojë këtë, duke mos limituar idetë që mund të shërbejnë si ndihmesë. Njerëzit që arrijnë të lexojnë të tjerët janë të trajnuar që të lexojnë të padukshmen, sepse edhe e padukshmja ekziston dhe aty është. Kjo kërkon përdorimin e supershqisave, që të shohin në thellësi të shpirtit dhe fizikut të tyre, duke vënë në dukje vëmendjen për të aksesuar në shenjat intuitive dhe ndryshimet rrënjësore të jetës së njerëzve.

Ekzistojnë disa teknika të të lexuarit të tjerëve dhe ndër to është gjuha e trupit, paraqitja, qëndrimi, pozicionimi i trupit, interpretimi i shprehjeve të fytyrës, energjia emocionale, shikimi i njerëzve në sy, toni i zërit dhe qeshja e tyre. Realisht nuk ekziston një recetë përsa i përket lexuesve të personave të tjerë, sepse gjithmonë del diçka që duhet mësuar apo ndryshuar. Njerëzit janë shumë kompleks, edhe në gjuhën e trupit, ku kjo ndryshon vazhdimisht, duke dërguar sinjale të ndryshme e shpeshherë të gabueshme. Duhet të jemi të kujdesshëm para se të japim një vendim përfundimtar, të bazuar mbi strategjitë psikologjike apo sociale për leximin e tjetrit, sepse relativisht kjo është gjithmonë aktive dhe dinamike.

“Kemi pak kontroll mbi mendimet tona. Jemi të burgosur të ideve.” – Ralf Valdo Emerson.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 145

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top