Terapia e familjes dhe lidhja martesore është formë e terapisë psikologjike, e cila ka për qëllim tejkalimin e vështirësive për individin. Qendrat e para për këshillimin e çifteve janë themeluar në vitin 1930 dhe Asosacioni Amerikan i Terapisë për Martesa dhe Familje është themeluar në vitin 1942. Terapia në çifte shpesh është parë ndryshe nga psikoterapia, sepse në qendër të vëmendjes është marrëdhënia, në vend të diagnostifikimit individual me problem specifik psikologjik.
Këto ndryshime janë të mundshme nëse konsiderojmë se problemet psikologjike janë të njëjta me sëmundjet mjekësore dhe si pasojë e këtij izolimi të individit si i sëmurë, ai ka nevojë për terapi. Mirëpo konsiderimi i problemeve psikologjike si sëmundje mjekësore, është shumë i pamjaftueshëm që të përshkruajë dhe të zgjidhë problemet psikologjike. Të gjitha problemet psikologjike dhe ndryshimet psikologjike përfshijnë simptomat e individëve: sjellja, emocioni, konfliktet, proceset e të menduarit dhe ndryshimet në sjelljet në çift.
“Terapia ndihmuese /familjare ka për qëllim riparimin në një nivel më të mirë të funksionimit të çifteve që përjetojnë vështirësi në marrëdhëniet e tyre. Arsyeja që mund të vërë në vështirësi shumë çifte janë aftësia e varfër në komunikim, mospajtueshmëria ose nga një spektër më i gjerë si: dhuna në shtëpi, alkoolizmi, depresioni, ankthi, skizofrenia.”
Qëllimi i terapisë në familje është që të identifikojë praninë e pakënaqësisë dhe vështirësinë në marrëdhënie me pjesëtarët e tjerë dhe si të hartojë dhe të implementojë një plan në trajtime të dizenjuara me kujdes që të ketë objektiva të qarta përmirësuese ose zbutjen e simptomave me qëllim që marrëdhënia e tyre të ngrihet me premisa pozitive.
Më poshtë janë disa çështje që përdoren gjatë terapisë:
• Të eksplorojë ankthin dhe mekanizmat mbrojtës
• Të kuptuarit e fuqisë dhe çështjet e kontrollit
• Të eksplorojë forcat e jashtme që ndikojnë në sjellje
• Të mësojë të marrë përgjegjësi
• Të ekzaminojë pritshmëritë sociale
• Të eksplorojë vlerat e tyre
• Të reflektojë mbi kuptimin e jetës
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.