Marrëdhënie

February 13, 2017 | 9:44

Nga Valentina Telhaj / Terapia familjare, efikasiteti në rastet e divorcit

Fenomeni i divorcit, dinamikat familjare dhe efikasiteti i ndërhyrjeve terapeutike në terapinë e familjes brenda kontekstit socio-kulturor shqiptar.

valentina-telhaj

Valentina Kalemi, Telhaj, Psikologe Këshillimi

Si një shoqëri akoma në tranzicion, është pak e habitshme që në kulturat e përparuar tashmë kërkojnë metoda dhe elemente për zgjidhjen sa më të lehtë të rasteve të divorcit. Kjo tregon mentalitetin e shoqërisë sonë shqiptare. Martesa (njëra nga format e familjes) është më tepër se një marrëdhënie private emocionale. Roli i familjes si sistem, ka natyrën pluraliste të saj, duke organizuar sisteme komplekse emocionale, roli gjinor që është thelbësor për krijimin e një familjeje apo ndryshe. Familja ka përkufizime të ndryshme.

Couple in meeting with a financial adviser

Ka lloje të ndryshme të familjeve dhe përbërjeve të saj, por kompleksiviteti i saj është gjithnjë e më transparent. Divorci dhe fëmijët është pjesa më e ndjeshme, sepse trajton dy ‘trauma’ të mundshme që mund të ndikojnë në të ardhmen e çiftit dhe fëmijës. Efikasiteti i terapisë familjare në kontekstin kulturor dhe social shqiptar është paraqitur me një përshkrim teorik dhe mundësitë e praktikat e saj në shoqërinë shqiptare, sepse familja është më shumë sesa një grup individësh që jetojnë në të njëjtën hapësirë fizike dhe psikologjike, individët janë të lidhur nga lidhje të fuqishme reciproke dhe ndërbreznore që ndryshojnë në intensitet me kalimin e kohës, por që vazhdojnë të ekzistojnë. Kjo mikro-kulturë bazohet në një histori të përbashkët, percepsione dhe supozime të njëjta mbi botën dhe qëllime të përbashkëta. Që të shndërrohet në një grup funksional, çdo familje duhet të mundohet që të arrijë qëllimet e tij dhe lejon anëtarët që të arrijnë qëllimet e tyre, prandaj krijohen një numër rregullash që e specifikojnë rolin dhe funksionin e çdo anëtari, që shpesh ato rregulla janë të pathëna.

Mënyra në të cilën familjet veprojnë dhe organizojnë dhe jetën e tyre nuk bazohet në një pikëpamje objektive të realitetit, por në konstruksione sociale, por këto konstruksione janë të ngurta dhe kufizuese për jetën e familjes, duke ndikuar në mos-përshtatshmërinë më ambientin ku jeton.

Terapia dhe trapisti, që tashmë janë të domosdoshëm për zgjidhjen e mundshme të këtyre rasteve, duhet të dallohen nga trauma (edhe pse në të shumtën e rasteve, divorcet në familjet shqiptare shoqërohen me trauma të mëdha – etimologjia e fjalës trauma vjen nga greqishtja e vjetër, që do të thotë plagë), ka akoma shumë debate mbi mënyrën më të mirë për të ndihmuar familjet jofunksionale/funksionale dhe mbi rolin e terapistit në ditët tona që vazhdojnë të ndjekin deri në njëfarë mase parimet kibernetike (kivernisi, fjalë që vjen po nga greqishtja, qeverisje/drejtuese) që në një mënyrë të limiton, sepse jo gjithmonë aftësia e timonimi është preciz, prandaj metodikat e reja janë të mirëpritura.

Jeta familjare nga njëra anë shihet si diçka private dhe nuk kanë reshtur së eksploruari, ndërhyri në disiplinat e edukatat familjare, duke u përpjekur për të korrigjuar moralin e të quajturit “familje e papërgjegjshme” që ka forma të ndryshme të paraqitjes së saj.

♦ Martesa (njëra nga format e familjes) është më tepër se një marrëdhënie private emocionale. Ajo është një e mirë sociale. Kjo nuk do të thotë të pretendojmë që çdo person mund dhe duhet të martohet. Ose që çdo fëmijë i rritur jashtë martese është në rrezik.

♦ Martesa nuk është një ilaç universal që do të zgjidhë të gjitha problemet tona sociale. Së pari, të përpiqemi ta kuptojmë familjen si një sistem social që zotëron teknikat unike, strukturën e pushtetit që e ushtron, format e ndryshme të komunikimit dhe kuptimin e zgjidhjes së problemeve.

♦ Roli i familjes si sistem ka natyrën pluraliste të saj, duke organizuar sisteme komplekse emocionale, roli gjinor që është thelbësor për krijimin e një familje apo ndryshe (Kush vesh pantallonat te shtëpia juaj) që paraqet një shumësi faktesh të fenomeneve kulturore.

Roli i terapisë familjare

Në vend që të mundohen të zgjidhin problemet e individëve, duke kërkuar në të kaluarën e tyre ose në proceset intrapsikike, terapistët familjare përqendrohen te marrëdhëniet familjare dhe ngjarjet brenda familjes. Individët supozohen të ekzistojnë në një kontekst ku bashkëveprojnë dhe influencojnë njëri-tjetrin.

Terapistët me një orientim sistemik përqendrohen te çfarë po ndodh në familje, si po ndodh dhe kur ndodh. Individi shihet si pjesë e një sistemi. Qëllimi i terapisë është të punojë me të gjithë familjen dhe ta ndihmojë atë të ndryshojë modelet e pasuksesshme të sjelljes së anëtarëve me njëri-tjetrin.

Terapistët e hershëm si Virginia Satir (1964) propozuan që PI(pacienti i identifikuar) shprehte mungesën e ekuilibrit (ose dhimbjen) e familjes, një nga teoritë e para ishte që simptomat e PI kishin një funksion: përshtatjen e familjes me një situatë të re ose ruajtjen e ekuilibrit. Terapia familjare fokusohet specifikisht te marrëdhëniet familjare. Ajo bazohet në besimin që problemi lidhet me familjen në tërësi dhe jo me individin në veçanti. Kjo terapi përdoret edhe si terapi çifti. Fokusi i kësaj terapie është te marrëdhëniet e ndërveprimet e anëtarëve të familjes, duke theksuar rëndësinë që ka një funksionim i mirë i familjes në mirëqenien dhe shëndetin psikologjik të individit. Pavarësisht origjinës së problemit, terapisti familjar përpiqet të përfshijë të gjithë familjen në gjetjen e mënyrave konstruktive të mbështetjes së njëri-tjetrit dhe zgjidhjen e problemit.

“Terapia familjare i trajton problemet më shumë në planin praktik se analitik. Ajo nuk kërkon shkaqet, apo nuk bën diagnozën e problemit, por identifikon modelin e sjelljes që ka krijuar ngërçin brenda grupit ose familjes dhe punon drejtpërsëdrejti me këtë model.” Terapisti në këtë lloj terapie përpiqet të krijojë shtysa të mjaftueshme për të ndryshuar sistemin ekzistues dhe e mbështet këtë ndryshim.

Efikasiteti i terapisë familjare në kontekstin kulturor dhe social shqiptar

Familja shqiptare përjeton sot të gjitha ato dukuri dhe ndryshime që karakterizojnë mbarë shoqërinë shqiptare, tipari i saj më i përgjithshëm sot është se ajo është një familje në tranzicion. Tiparet e saj dhe problemet me të cilat ajo përballet, janë po ato tipare dhe po ato probleme që shoqërojnë transformimin ekonomik, politik, kulturor e social të shoqërisë shqiptare, me veçoritë që kushtëzon vetë natyra e familjes si një prej institucioneve të shoqërisë.

Emancipimi i femrave dhe dëshira e tyre për të marrë arsim universitar dhe pasuniversitar, si edhe për të nisur një karrierë profesionale, kanë sjellë si rezultat shtyrjen e moshës mesatare e martesës, si për ato vetë, ashtu edhe për meshkujt.

Në një shoqëri që ende e vlerëson shumë martesën, mosmartesa shpesh do të thotë diçka që lidhet me martesën. Martesa është një sinjal i qartë dhe reciprok përkushtimi, përkundrazi, bashkëjetesa njihet gjerësisht si e paqartë, për sa i përket sinjalit të përkushtimit në mungesë të ndonjë tjetri sinjal të fortë të qëllimit për martesë siç është fejesa. Dhuna në familje mbetet një problem serioz si brenda ashtu edhe jashtë martesës.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top