Marrëdhënie

June 16, 2018 | 8:45

Nga Valentina Telhaj: Tradhtia, fajin e ka i treti apo çifti?

 

Çdo ditë dëgjojmë argumente dhe opinione, por edhe kronika për marrëdhëniet bashkë-shortore. Jo pa qëllim i ndava në rrokje. Ato e kanë një domethënie edhe pse të copëzuara me dy kuptime. Nëse në një lidhje martesore apo dhe bashkëjetesë do të kishim vetëm “marrë” ose vetëm “dhënë”, çfarë do të ndodhte?

MSc.Valentina Telhaj Psikologe këshillimi, Terapiste ABA, Psikoterapiste EMDR & CBT

MSc.Valentina Telhaj
Psikologe këshillimi, Terapiste ABA, Psikoterapiste EMDR & CBT

Njëra palë do ezaurohej më shumë, pra, ajo që do të jepte më tepër në lidhje. Po kur “kriset” një marrëdhënie çfarë ndodh? Kush e ka fajin? I treti apo vetë ata, çifti?

Burri që lë martesën, qoftë për të qenë me gruan tjetër apo jo, dhe ish-gruaja duhet të merren me pasojat. Nëse burri nuk e lë gruan e tij, por në vend të kësaj qëndron në martesë (dhe me sa duket e përfundon tradhtinë kur zbulohet), atëherë gruaja duhet të vendosë nëse do ta mbajë kurorën. Argumentimi qëndron nga pikëpamja e mashtruesit potencial. Divorci nuk mund të jetë opsioni “i nderuar” në qoftë se ai vendos një vlerë të lartë në angazhimin ose në vetë marrëdhënien në çift.

divorcNëse gruaja mendon se martesa është shkatërruar dhe nuk mund të riparohet, apo edhe nëse thjesht nuk ka dëshirë të qëndrojë me një njeri që tradhton besimin e saj, atëherë ajo mund ta lërë burrin. Nëse gruaja e lë me nismën e saj, atëherë ajo ka marrë pronësinë e situatës, nuk është më ajo që e lejon ish-burrin të drejtojë marrëdhënien e tyre, ndaj merr përgjegjësinë për jetën e saj. gjithçka varet nga ç’është më e mira për martesën: në nevoja, qëllime, dëshira, në pikat të forta dhe në gabime.

Një nga arsyet më të zakonshme për lidhje jashtëmartesore është mungesa e romancës. Ndodh që disa partnerë të ‘lodhen’ nga martesa. Kjo problematikë krijon vend për të tretët.

Shumë meshkuj martohen sepse duan te kenë një raport intimiteti me bashkëshortet e tyre, mirëpo në të shumtën e rasteve jeta sentimentale pushon së ekzistuari dhe kthehet në një rutinë. Meqë intimiteti është shumë i rëndësishëm për qenien njerëzore, meshkujt i hedhin sytë jashtë martesës. Ata nuk kufizohen vetëm në nevoja fizike, por gjithashtu kanë nevojë për dashuri, përkujdesje, dhe kur e vënë re se dashurinë nuk e gjejnë më te bashkëshortet, përsëri hedhin sytë tjetërkund.

Ndryshimet te njerëzit ndodhin sepse edhe ata vetë ndryshojnë. Nuk mund të parashikohet se sa shumë dhe sa herë mund të ndryshojë një person. Besimet e rreme të burrërisë krijohen me modelet e hershme në fëmijëri, kryesisht nga masmedia. Si rezultat, shumë njerëz gabimisht besojnë se, për të qenë burra të vërtetë, duhet të jenë në gjendje të kenë lidhje intime dhe seksuale me shumë femra, e cila në raport gjinor nuk rezulto e njëjtë me seksin e kundërt.

Njerëzimi ka nevojë të për të renë dhe në mënyrë konstante ata rriten dhe e kërkojnë këtë. Fatkeqësisht njerëzit në të shumtën e kohës e cilësojnë veten si të pasfiduar, por me ngarkesë e të lodhur nga rutina. Meshkujt kryesisht guxojnë dhe dalin jashtë nga e zakonshmja, duke tentuar të renë dhe situatat eksituese.

divorc1

Disa njerëz mashtrojnë edhe nëse janë të lumtur me gratë e tyre, sepse ka dobësi në marrëdhëniet e tyre. Ato vijnë në formën e pakënaqësisë emocionale, praktike, intime, etj. Shumë nga këto arsye tregojnë për të metat e një gruaje, por është e rëndësishme të kuptohet se mashtrimi i një burri nuk është faji i gruas së tij.

Duke mënjanuar se kush është fajtori, partnerët duhet të identifikojnë rolin që kanë në lidhjen në çift. Së bashku mund të rindërtojnë marrëdhëniet e tyre për të qenë më të lumtur dhe më të fortë se më parë. Megjithatë, përkundër faktit që shumë femra lënë marrëdhënien nëse burri i ka mashtruar, duket se disa gra të martuara nuk janë të kushtëzuara ta lënë marrëdhënien përballë pabesisë. Ka shumë arsye pse ato qëndrojnë. Ndonjëherë, gratë duan ta mbajnë familjen së bashku për hir të fëmijëve, të tjera qëndrojnë për arsye financiare ose për shkak të frikës nga vetmia. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur burrat e tyre janë penduar dhe duken të motivuar për të mos qenë përsëri të pabesë në të ardhmen. Mosbesimi thyen strukturën e marrëdhënies dhe nganjëherë, keni nevojë për një profesionist të shëndetit mendor që t’ju udhëzojë gjatë procesit të shërimit. Kjo është e vërtetë kur gratë kanë përjetuar më shumë se një herë rastin e zbulimit të pabesisë së burrit të tyre. Është e vështirë për to që pas pendimit të burrave t’u lejojnë vetes të besojnë edhe një herë.

Të qëndrosh do të thotë të kuptosh nëse je në gjendje të kapërcesh tradhtinë. Tradhtia ndodh në varësi të situatës që krijohet dhe njerëzit janë ata që e krijojnë situatën. Një martesë e lumtur nuk karakterizohet nga përmbushja e domosdoshmërisë, por nga besnikëria ndaj njëri-tjetrit, respekti dhe dashuria!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top