Psikofakt

September 18, 2019 | 11:35

Nga Xhoi Jakaj: Na duhet një Robin Hood! Shqipëria, në hendekun e madh midis të pasurve dhe të varfërve

“Doktor i shkencave” në fushën e kirurgjisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Që prej vitit 2010 është pedagoge e jashtme në disa universitete shtetërore e private, dhe është autore e disa librave psikologjikë dhe bashkëautore në libra shkencorë.

“Doktor i shkencave” në fushën e kirurgjisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Që prej vitit 2010 është pedagoge e jashtme në disa universitete shtetërore e private, dhe është autore e disa librave psikologjikë dhe bashkëautore në libra shkencorë.

Gjatë një bashkëbisedimi për mënyrën si jetojnë të pasurit dhe të varfërit, si për të siguruar një lloj ngushëllimi, dikush më tha: Të dy palët një ditë vdesin e asgjë nuk marrin me vete!

Përgjigjja ime ishte: I varfëri vdes përditë nga pak, sepse:

1-Nuk konsumon dot ushqime të mira.

2-Nuk frekuenton pushime të qeta e jo më ato të shtrejtat.

3-Nuk siguron dot një palë analiza të sakta dhe një mjek të mirë që të kurohet, pasi kushton, e kuleta nuk ia mundëson.

4-S’ka mundësi të sigurojë dot medikamentet, shto dhe faktin që shumica janë të skaduara!

5-I mungojnë të ardhurat për të shkolluar fëmijët, për libra, fletore, kurse private dhe rroba të bukura, që e vuajnë në infinit fillimin e shkollës fëmija dhe prindi, madje në zonat malore nuk ka as shkolla, por ka zënë vend tollumja e Lulit të vocërr dhe analfabetizmi po rikthehet si dikur.

6-Jeton gjithnjë në panik se nuk ka mundësi të paguajë ujë, drita, taksa mujore, që sot janë shtuar pafund.

7-Lëre pastaj të ketë mundësi të ndjekë terapi për sëmundje veshkash si dializa, për të kuruar reumatizmën që vjen nga lagështira dhe jetesa në varfëri, dhimbjet e kyçeve, fizioterapi nëse ka thyer ose krisur ndonjë pjesë të trupit.

8-Fjalë e huaj janë shërbimet ekstra: trajtim fytyre, trupi, flokësh,këmbësh e duarsh ose të shijojë një koncert, teatër, opera, për arsye se nuk ka para për këto lloj shërbimesh.

9-E kupton dot i pasuri të varfërin? Jo, jo, kurrsesi jo!

10-Ja pra që përgjatë një muaji listova 10 lloje vdekjesh të ngadalta që i vijnë një personi i cili jeton me paga minimale, ose me asistencë sociale të lodhur, për të mos folur për dhjetëra e mijëra të papunë.

I pasuri edhe kur sakrifikon për të vendosur pasuri, nuk kalon kurrë dramat që përjeton një i varfër gjatë jetës së tij të mundimshme. Ktheni sytë nga të varfërit se janë shtuar shumë. 

Ëndrra ime për momentin është të më jepet mundësia për një emision bamirësie ku të jetë i vërtetë, pa gënjeshtra, dhe të ndihmoj sa më shumë të varfër.

Sot vetëm një emision i tillë ekziston në Shqipëri. Nuk po përmend fare emra se flet puna vetë.

Mbase do duhet një Robin Hood …?!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top