Këshilla & Arsye

February 10, 2020 | 14:45

Nga Xhoi Jakaj: Vlerat që duhet t’u induktoni fëmijëve gjatë rritjes në një shoqëri të mbarsur me hipokrizi dhe të pavërteta

 

Disa rregulla të arta dhe të dobishme.

Xhoi Jakaj, Doktore Shkencash, autore librash për adoleshentët

Xhoi Jakaj, Doktore Shkencash, autore librash për adoleshentët

Të rriten njerëz të vërtetë e me këmbë në tokë, poe kjo vjen duke i ushqyer me dashuri për vendin, shkollën, familjen dhe njëri-tjetrin në çdo ambient, sepse bota kapitaliste e gllabëron ndjenjën njerëzore dhe zhvillon së tepërmi egoizmin dhe individualizmin që për një vend të vogël si yni nuk është aspak pozitive.

Edhe nëse bëhen të suksesshëm apo kanë probleme rrugës, kujdesuni në të njëjtën formë dhe shtri dorën tënde si prind se edhe kur është në majë të suksesit apo drejt dështimit, në të dyja rastet ka nevojë për këshillën e mbështetjen prindërore.

Punoni duke e kultivuar me virtyte, edhe pse shoqëria në të cilën jetojmë po humbet shumë prej tyre, të paktën mundohu dhe kujtoja në mënyrë të vazhdueshme që të kesh parime dhe vlera njerëzore në personalitetin tënd është shumë më mirë se të kesh çdo lloj pasurie materiale rreth vetes.

Sa më shumë ta orientosh drejt punës së ndershme aq më pak probleme do keni në jetën tuaj, mirëqenia e arritur nëpërmjet sakrificave, të lumturon më tepër, dhe vlerën e saj e shijon gjatë.

Kujtoja vazhdimisht që familja dhe dijet janë dy pasuritë më të mëdha në botë, që nuk të braktisin kurrë. Të dyja kanë lidhje të forta me njëra-tjetrën, sepse në familje ushqehet, dija, dëshira për librat, mirësia dhe vlerat e larta njerëzore, e po familja të ndërton personalitetin e të mbron krahët.

Ndaj, që të keni fëmijë të shëndoshë për vete dhe shoqërinë, punoni vazhdimisht me ta. Koha duhet gjendur, se ndryshe gjithçka të kthehet kundra dhe do vuash pasojat e një rritjeje dhe edukimi jo të shëndetshëm, e kësisoj, ke prodhuar për vete e shoqërinë një problem social jo të thjeshtë për ta riparuar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top