Në fokus

November 16, 2016 | 14:35

Njerëzit e bezdisshëm ngadalësojnë veprimet e trurit

1Përveçse të prish humorin, shoqëria e keqe redukton aktivitetin në korteksin paramotorik. Shoqëria në të cilën jemi ndikon në mënyrën se si truri ynë përpunon informacionin, pohojnë hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë Jugore.

Nëse gjendemi në shoqërinë e dikujt që nuk na pëlqen ose na nervozon, truri ynë dhe pjesë e tij që janë përgjegjës për lëvizjen ngadalësohen.

Veprimet e thjeshta të korteksit paramotorik, si imitimi i lëvizjes së bashkëbiseduesve i kemi të lindura, por nëse jemi në shoqëri të pakëndshme, nuk imitojmë sjelljen e atij personi dhe reagimet tona ngadalësohen, shpjegojnë hulumtuesit.

Hulumtimet e mëhershme me temë të ngjashme kanë vërtetuar se si ngjashmëritë fizike me bashkëbiseduesin tonë mund të ndikojnë në proceset e trurit, dhe ne priremi të kemi më shumë ndjeshmëri për njerëzit që duken më shumë si ne.

Këto rezultate japin mbështetje të rëndësishme për idenë se faktorët socialë ndikojnë në përpunimin tonë perceptues.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top