Disa ngjarje mund të jenë tronditëse apo të vështira për fëmijët dhe mund të çojnë në ndryshime në mënyrën sesi ata ndjehen, mendojnë dhe sillen.
Reagimet e zakonshme te fëmijët janë:
- Ëndrra të frikshme
- Kujtimet apo fotot e ngjarjes u vijnë papritur në mendje
- Ndjenja sikur po ndodh përsëri
- Nuk duan të mendojnë apo të flasin për atë
- Shmangia nga çdo gjë që mund t’u kujtojë ngjarjen
- Zemërohen, ose mërziten lehtë
- Nuk janë në gjendje të përqendrohen
- Nuk bëjnë gjumë të rehatshëm
- Lidhen më shumë me prindërit, kujdestarët apo të rriturit e tjerë të njohur
- Kanë ankesa fizike, të tilla si dhimbje barku ose dhimbje koke
- Probleme me të ushqyerit
- Probleme në shkollë
Çfarë mund të bëhet?
- Ndihmojini ata të ndjehen të sigurt
- Ofrojini mbështetje shoqërore
- Ndihmojini të kuptojnë se çfarë ka ndodhur
- Sigurojuni mundësi, mbështetje dhe inkurajim për t’i ndihmuar ata të flasin për ngjarjen
- Disa fëmijë mund të dëshirojnë të përdorni lodra ose fotografi për t’i ndihmuar që të kuptojnë se çfarë ka ndodhur
- Inkurajojini fëmijët të bëjnë pyetje dhe përpiquni t’ju përgjigjeni atyre thjesht dhe me ndershmëri
Kur dhe ku të kërkoni ndihmë?
Shumë fëmijë ndjehen të mërzitur për disa javë pas një ngjarjeje të frikshme. Ato mund të tregojnë këtë në mënyrat e përmendura më sipër, por, me kalimin e kohës bëhen më të lumtur dhe më të sigurt përsëri. Megjithatë, disa fëmijë do të vazhdojnë të kenë probleme disa javë pas ngjarjes. Nëse jeni të shqetësuar, mund të kërkoni ndihmë nga mjeku juaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.