Ngjitja në shkallë ose vrapimi vertikal është një ushtrim i jashtëzakonshëm, më i mirë se ecja apo vrapimi: pesëmbëdhjetë minuta në ditë janë ekuivalente me tridhjetë minuta vrapim.
Ngjitja e shkallëve është një lëvizje e natyrshme dhe shumë e dobishme në aspektin e shpenzimit të energjisë, madje edhe më e mirë se vrapi apo ecja. Ju e dini se në një orë stërvitje mund të digjni 500 deri në 1000 kalori (natyrisht në varësi të intensitetit të trajnimit).
Ekspertët thonë se ngjitja e shkallëve është e mirë jo vetëm për shëndetin kardiovaskular, por edhe muskujt e të gjithë trupit.
Mund të duket ‘i parëndësishëm’, por është një trajnim shumë i efektshëm, dhe i leverdishëm nga ana ekonomike .
Ngjitja e shkallëve ose vrapimi vertikal ka lindur në Nju Jork: një qytet që është edhe simbol i dinamizmit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.