Trupi ynë është fantastik! Ai lëshon sinjale të ndryshme kur gjërat nuk shkojnë mirë. Nëse jemi mjaft të ndjeshëm për ta kuptuar këtë, mund të shmangim ndërlikimet. A e dini, për shembull, se ngjyra dhe cilësia e dyllit mund të zbulojë informacione të rëndësishme për shëndetin tonë?
Para së gjithash, ia vlen të kujtojmë se kurrë nuk duhet të futim tampona dhe objekte të tjera të huaja në kanalin e veshit. Këto duhet të përdoren vetëm për pjesët e jashtme të veshit.
Ngjyrë e verdhë
Kjo ngjyrë është me e zakonshmja. Kur ngjyra e dyllit të veshit tuaj është e tillë, kjo një shenjë e mirë. Tregon që veshi është i lubrifikuar, nga ana tjetër nëse dylli i veshit është i thatë, kjo tregon se mund të keni probleme me dehidratimin e trupit.
Ngjyrë e bardhë dhe e thatë
Edhe dylli në ngjyrë të bardhe dhe i thatë është i zakonshëm. Gjithsesi mund të tregojë se keni mungesë të elementëve ushqyes si hekuri dhe bakri.
Ngjyrë kafe, ose e zezë
Dylli i vjetër i veshit, zakonisht ka ngjyrë më të errët. Megjithatë nëse ngjyra e dyllit në veshin tuaj është gjithnjë e tillë, kjo mund të jetë një shenjë e stresit të akumuluar. Në këtë rast duhet të relaksohesh. Gjithashtu dylli me këtë ngjyrë mund të tregojë se jeni duke vuajtur nga një infeksion në vesh.
Gri
Dylli në ngjyrë gri është pak i pazakontë, por gjithsesi tregon se dylli po e mbron veshin. Në rast se dylli në veshin tuaj ka këtë ngjyrë, kjo tregon se diçka ka tentuar të hyjë në veshin tuaj dhe dylli e ka penguar.
Rozë me pak gjak
Nëse vë re se ngjyra e dyllit tuaj është e kuqe dhe me pak gjak, kjo mund të tregojë se kanali i dëgjimit tuaj është dëmtuar. Mund të keni dhe dëmtim të daulles së veshit, apo thjesht infeksion.
Burimi / italiafeed.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.