Këshilla & Arsye

July 1, 2016 | 8:03

Ngjyra e kuqe, e shëmtuar për natyrën

Ka një arsye se përse në semaforët e të gjithë botës, shenja “stop” është me ngjyrë të kuqe. Njerëzit në mënyrë krejt të natyrshme, e perceptojnë si ‘jo’ dhe për rrjedhojë ta evitojnë. Sipas një studimi të publikuar në Psychological Science, studiuesit e Dartmouth College në Hanover (ShBA) kanë arritur në përfundimin se “Tendenca për të evituar ngjyrën e kuqe mund të vijë nga një predispozitë psikologjike e trashëguar. Për këtë studim është bërë një eksperiment me majmunë dhe njerëz. Çdo njeri mbante në dorë një kokërr mollë dhe majmunët nuk reagonin ndaj njerëzve, por ndaj veshjes së tyre. Kur personi që mbante mollën në dorë kishte veshur një bluzë blu apo të gjelbër, majmunët afroheshin për të marrë mollën. Ndërsa kur personi vishte një bluzë të kuqe, majmunët nuk afroheshin fare, madje edhe largoheshin. Kjo tregon se përballja me ngjyrën e kuqe ka një lloj reagimi të kundërt, që vihet re tek të gjithë primatët, përfshirë këtu edhe njerëzit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top