Ngjyra e syve tregon shumë për karakterin dhe anën intelektuale të çdo personi, bazuar tek disa studime. Thuhet se njerëzit që i kanë sytë me ngjyra të errëta kanë IQ më të lartë se të tjerët. Ja cilat janë karakteristikat e të dyja kategorive.
Sytë me ngjyrë të hapur
Njerëzit që e kanë të tillë ngjyrën e syve janë zakonisht ziliqarë, sepse janë prototipi i një personi që kërkohet shpesh. Në pothuajse të gjitha rastet, sytë shihen si cilësi, si një karakter i veçantë i paraqitjes fizike. Ata që kanë sy me ngjyra të lehta janë shumë xhelozë për gjërat e tyre. Ndër të tjera, ata janë të butë dhe shumë të lehtë për t’u mashtruar. Ka edhe një dallim mes burrave dhe grave. Zakonisht gratë janë shumë xheloze, por nga ana tjetër, burrat konsiderohen mendjemëdhenj dhe e tregojnë shpesh këtë gjë.
Sytë me ngjyrë të errët
Personat që kanë sy të tillë thuhet se kanë marrë një puthje nga engjëlli i tyre mbrojtës në minutat e fundit para se të lindin. Ata janë të ëmbël, të mirë dhe inteligjentë. Shpesh herë kanë frikë nga gjykimet, pasi mendojnë se do i bëjnë të vuajnë. Dallimi mes grave dhe burrave qëndron tek gratë, të cilat cilësohen si më të vendosura.
Pse kanë IQ më të lartë njerëzit me sy me ngjyrë të errët?
Mund të duket e çuditshme dhe absurde, por sipas një studimi nga Universiteti i Lousville, njerëzit që kanë sy me ngjyrë të errët kanë IQ më të lartë se të tjerët. Studimi i tyre tregon se këta njerëz kanë më shumë kuriozitet për të mësuar, janë mendimtarë të mirë dhe rezultojnë të suksesshëm në aktivitete për shkak të strategjive dhe planeve që bëjnë.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.