Printet e kafshëve të egra janë në plan të parë, gjithashtu edhe modeli me kutia, derisa anën romantike të pranverës e mbrojnë pikat dhe vijat Ditët e ngrohta na sjellin edhe një dominim të printit animal edhe më të fortë, ndërkaq në skenë kthehen edhe simbolet romantike.
- Printi figurave të tigrit
Ky model do shënoj pjesën e parë dhe të dytë të pranverës.
- Modeli me kutia
Modelet me kutia janë gjithmonë IN, ndërkaq pjesa e dytë e pranverës do të jetë pothuajse e vërshuar me pantallona dhe këmishë me kutia. Por edhe fustanet.
- Vija
Janë më të fuqishme se trendi, pothuajse klasik, sjellin një frymë romantike dhe shenjat e para të verës, do t’i bartim në variacione të ndryshme, pra një fustan i mirë me vija nuk duhet tw mungojë në dollapin e çdo vajze.
- Fustani me pika
Një përfaqësues i anës romantike të pranverës. Pikat në këtë sezon do të zbukurojnë të gjitha rrobat e mundshme që keni në dollap, mirëpo nëse dëshironi të luani me diçka të pagabueshme, atëherë zgjidhni një fustan me pika.
- Printe gjarpri
Siç e kemi filluar, ashtu edhe do ta përfundojmë! Modeli animal është kryesori, mirëpo përveç printeve tigër, shumë i popullarizuar do të jetë edhe printi gjarpër.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.