Lifestyle

August 7, 2018 | 9:10

Ngjyrat e veshjeve që na tregojnë më të nxira

Duam apo s’duam vera është drejt fundit dhe e vetmja gjë që na mbetet është të qëndrojmë pozitivë edhe pas saj. Jemi në gusht, i cili na lë kujtimin më të bukur të verës, nxirjen. Është ky moment i vitit që çfarëdo që të veshim, dukemi më bukur për shkak se lëkura jonë pak a shumë ka marrë një ngjyrë më të errët.

Kate Smith, e kompanisë Sensational Color, ka treguar pesë ngjyrat të cilat kur i veshim e tregojnë lëkurën tonë edhe më të nxirë.

Ja cilat janë ato:

  • Nuancat e ngrohta të së verdhës. Siç është portokallia dhe e verdha e theksuar.
  • Nuancat e së kuqes. Ngjyra e shalqirit, por edhe ajo e manave
  • E bardha. Në të gjitha versionet.
  • Ngjyrat e detit. Të gjitha nuancat e së kaltrës do të bëjnë kontrast të paparë me lëkurën tuaj.
  • Rozë e çelur. Nuancat e ngrohta të rozës shkojnë shumë me lëkurën e nxirë të verës.

Burimi / telegrafi.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top