Ngjyrat në përgjithësi, por veçanërisht ato në hapësirën tonë personale, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në psikologjinë tonë dhe në gjendjen e humorit. Sidomos kur bëhet fjalë për vendet ku kalojmë pjesën më të madhe të ditës. Prandaj, duhet të sigurohemi që ngjyra në mure dhe e mobilieve të ndikojë pozitivisht në gjendjen tonë dhe të na ndihmojë që të qetësohemi dhe të largojmë stresin.
Por cilat janë këto ngjyra?!
Blu e errët – Kjo ngjyrë zakonisht ndihmon në qetësim dhe relaksim. Mund ta kombinoni me mobilie me ngjyra të lehta për ta bërë dhomën jo shumë të errët.
Bezha e hapur – Kjo ngjyrë ndriçon hapësirën dhe eliminon stresin, dhe nëse vetë mobilet kanë të njëjtën ngjyrë, hapësira do të bëhet më e ngrohtë.
Rozë e lehtë – Shkarkon stresin dhe i jep dhomës një ndjesi freskie.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.