Në fokus

July 8, 2019 | 13:00

Ngrënia e thonjve zbulon një veçori karakteristike të personalitetit

Ngrënia e thonjve është aq e shpeshtë saqë po studiohet nga psikologët dhe terapistët. Dhe kështu sipas Dr Kieren O’Connor, drejtor i ekipit të studimit, origjina e ngrënies së thonjve zbulon një tipar të veçantë të personalitetit, cili është ai? Tendenca për perfeksionizëm.

Perfeksionizmi gjeneron pakënaqësi, zhgënjim.

“Ne besojmë se njerëzit me këto sjellje të përsëritura mund të jenë perfeksionistë, shprehet Dr O’Connor, njerëz të paaftë për t’u çlodhur dhe prandaj janë të prirur për t’u zhgënjyer”.

Ngrënia e thonjve hulumtimi i botuar

Siç raportohet nga Journal of Behavior Therapy dhe Experimental Psychiatry, studimi i fenomenit të ngrënies së thonjve është analizuar në dhjetëra subjekte. Kur u thirrën për të kryer aktivitete organizative që përfshinin përkushtim dhe përqendrim, këtu doli në pah zakoni i ngrënies së thonjve.

E thjesht, një perfeksionist tenton të mbingarkohet me shumë punë në fazat organizative. Ai dëshiron që gjithçka të jetë e shpejtë, e përsosur dhe e realizueshme menjëherë. Por ne e dimë se nuk funksionon në këtë mënyrë. Ngrënia e thonjve i ndihmon perfeksionistët të ndihen më pak të frustruar. Siç pritej, ajo i ndihmon për të liruar disa nga ato energji të ndrydhura. Megjithatë, kjo kënaqësi nuk zgjat shumë, pasi shumë shpejt ajo zëvendësohet me dhimbje dhe siklet për shkak të mungesës së përsosmërisë.

Karakteristikat e një personaliteti që tenton perfeksionin:

  • Mendon vetëm për gjithçka ose asgjë, e zezë apo e bardhë.
  • Ai është shumë i rreptë me vete.
  • Kur ai nuk arrin qëllimin, ai kalon në depresion.
  • Edhe kur arrin diçka, suksesi nuk është i mjaftueshëm për ta bërë atë të lumtur.
  • Asnjëherë nuk fillon një projekt deri në momentin “e duhur” – i cili shpesh nuk duket të vijë.

Pasojat e ngrënies së thonjve

Pjesa përfundimtare e hulumtimit u fokusua tek përqendrimi i vëmendjes në pasojat e ngrënies së thonjve.  Ai theksoi ato aspekte që ftojnë për reflektim. Në fakt, ky zakon, përveç shkaktimit të një lloj turpi që lidhet me deformimin e thoit, shkakton infeksione dhe dobësim të dhëmbëve. Ngrënia e vazhdueshme shkakton dëmtim të përhershëm të smaltit të dhëmbëve.

Në mënyrë të veçantë, ngrënia e thonjve mund të çojë në dëmtimin e hyponymy, pjesa e lëkurës që gjendet në bazën dhe në anët e thoit. Kjo mund të çojë në një ndjeshmëri më të madhe ndaj agjentëve bakterial ose viral.  Gëlltitja e mbetjeve të thonjve mund të shkaktojë dëme të stomakut. Zgjatja e këtij çrregullimi gjatë viteve mund, në disa raste, të çojë në një devijim dhe deformim të gishtërinjve.”

Disa këshilla

Pjesa e fundit e hulumtimit nxjerr në pah disa sugjerime të dobishme për shumë njerëz që e kanë këtë tipar të përhershëm në personalitetin e tyre.

Së pari ju duhet të vlerësoni shkallën personale të perfeksionizmit dhe nëse është e nevojshme, ta lehtësoni këtë prirje. Ne kemi parë se si në afat të gjatë dëmton shëndetin e dikujt.

Për këtë arsye, duke iu përgjigjur pyetjes shumë sinqerisht, nëse shpesh ndiheni të pakënaqur pas kryerjes së një pune, ndihmon në përcaktimin më të mirë të të menduarit tuaj. Ngrënia e thonjve është një akt zemërimi dhe rebelimi kundër një personi. Një gjest që shpreh zhgënjim ndaj punës së dikujt.

Pra, sugjerimi për të mësuar të duash thonjtë bëhet mënyra më e mirë për ta përqendruar vëmendjen tek vetja. Filloni të jeni të mirë ndaj thonjve tuaj, të lidheni me ta sikur të ishin miq, të zhvilloni një qëndrim më tolerant. Kjo do të thotë se çon në zhvillimin e njohjes së mirësisë së angazhimit dhe përpjekjes pavarësisht nga rezultati përfundimtar.

Së fundi, këshilla më e rëndësishme: nëse menaxhohet siç duhet, perfeksionizmi mund të jetë një stimul për përmirësim dhe jo shkaku i zhgënjimit dhe pakënaqësisë.

 

 

Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top