Në fokus

March 12, 2016 | 6:10

Niada Saliasi: Nuk ka “jo” në tryezë

Ka fatin të ndihet e përkëdhelur, sakaq e guximshme edhe sikur ta kalojë paksa masën. Aktorja Niada Saliasi rrëfen se para çdo lloj ushqimi dorëzohet pa kushte, pa e vënë ujët në zjarr për “dëmin” që mund të shkaktojë në raste hiperkalorike. Thotë se ka një metabolizëm të shkëlqyer. Këtë e ka dhe të vërtetuar në rrugë mjekë- sore. Një lloj ndjesie që në të gjitha rastet e bën gjithpërfshirëse, pa bërë atë përzgjedhjen e “dhimbshme” që shumë prej personazheve publike u duhet t’i shtyjnë mënjanë. Pesha e saj është ideale, pa i kapërcuar 50 kilogramët. Një trup fin dhe i formësuar me hire, të cilat fare mirë duket se i ka të trashëguara pa kursim. Në jetën e përditshme jam e prirë drejt gjërave natyrale, thekson Niada, kjo ndoshta dhe për shkak të profesionit. Por para një tryeze të mirë dhe të bollshme, asnjëherë nuk do t’ia lejonte t’i thoshte JO disave. “Të ngrënit ushqime sipas shijes personale është kënaqësi. Kushtëzimi i kësaj kënaqësie krijon nervozizëm. Kam fatin e mirë që metabolizmin e kam të përkryer. Bën tretjen e ushqimit në mënyrë të atillë që tek unë nuk sjell asnjë shqetësim shëndetësor apo fizik si dhe ndikon në atë që linjat e mia të jenë të dëshirueshme. Jam natyrë që shijoj çdo ushqim që më serviret në sasi të vogla. Mendoj që një vakt përmirëson ndjeshëm edhe gjendjen psikologjike edhe emocionale”. Dhe pa pasur parasysh recetat e kushtëzuara apo formulat dietike që të ndihmojnë në përzgjedhjen e kalorive, Niada tregon se shijon gjithçka, favorizuar edhe nga preferencat në sajë të kushteve klimaterike. “Nëse klima është e ngrohtë, parapëlqej të konsumoj gjërat pa shumë yndyrë, të lehta, më saktë perimet, ndërsa në kushtet klimaterike të ftohta ushqime të yndyrshme, gjithmonë pa e shkelur masën”. Ndërsa aktorja ka dhe një dobësi tjetër prej së cilës është e varur. Të dëmshme apo jo, Niada rrëfen se në përgjithësi nuk bën dot pa pikantet, e sidomos produktet që kanë shumë aciditet. Ndërkohë që JO ka thënë atëherë për: “produkte të cilat nuk i njihja përpara se t’i provoja d.m.th për shije të panjohura deri në çastin që s’i kisha provuar. Tashmë nuk i them jo asgjëje”. Ndërkaq edhe të ëmblat zënë një vend të rëndësishëm në çlirimin emocional të aktores. Si prirje njerëzore në rastet e ngarkesave të përditshmërisë, e merr me të mirë veten edhe me ëmbëlsirat, duke gërmuar në frigorifer apo bufe të cilat e ndihmojnë të riaftësojë veten me energji të reja për më pas. “Përsa i përket produkteve që kanë që në përbërjen e tyre glukozë, mendoj se rrisin aftësinë për të përballuar situata të caktuara emocionale. Mendoj se konsumimi i glukozës me masë është i domosdoshëm për organizmin dhe tek unë kështu ndodhë sa herë”.

Botuar në revistën Psikologjia, nr.65

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top