Marrëdhënie

May 9, 2017 | 13:10

Niçe/ DASHURIA E GRAVE

1

Friedrich Nietzsche

Friedrich Nietzsche

Adhurimi që gratë shfaqin për dashurinë në thelb dhe në origjinë është një shpikje e zgjuarsisë së tyre, në mënyrë që, me gjithë këtë idealizëm të dashurisë ato shtojnë fuqinë e tyre dhe shfaqen gjithnjë e më të dëshirueshme në sytë e burrave.

Por, duke e bërë një zakon shekullor zmadhimin në këtë shkallë të vlerësimit të dashurisë, ato kanë rënë në rrjetën e tyre dhe e kanë harruar këtë origjinë.

Sot ato vetë janë vetëmashtruar më shumë se burrat dhe prandaj vuajnë më tepër nga zhgënjimi që pothuajse çdo grua has në jetë – flasim për rastin kur ajo ka mjaftueshëm fantazi dhe arsye që të pësojë mashtrime e zhgënjime.

(Përkthim nga Taulant Hatia)/Mbi Libra nga Agim Baçi dhe Blendi Salaj

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top