Thonjtë e këmbëve ndihmojnë të analizojmë çdo person nëse është i intoksikuar nga duhani, përfshirë edhe duhanpirjen pasive. Gjithashtu edhe të dallojmë rreziqet kardiovaskulare që lidhen me duhanpirjen, pasi thonjtë mbledhin dhe ruajnë nikotinën përgjatë kohës.
Kërkuesit e Universitetit të Kalifornisë në SHBA kanë analizuar të dhënat relative të 62400 femrave, duke zbuluar se duhanpirëset e prekura nga shqetësime kardiake kishin edhe dyfishin e sasisë së nikotinës në thonj, krahasuar me joduhanpirëset. Tani studiuesit po përpiqen të kuptojnë nëse ky parametër mund t’i ndihmojë studiuesit të zbulojnë më përpara në kohë personat që rrezikohen më shumë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.