Në fokus

October 18, 2019 | 10:30

Ninullat, të nevojshme për bebet e lindura para kohe

Një studim i Belth Israel Medical Center në New York ka nxjerrë në pah se si ninullat që prindërit u këndojnë fëmijëve të lindur para kohe lehtësojnë gjumin, ngadalësojnë rrahjet e zemrës dhe përmirësojnë frymëmarrjen dhe ushqyerjen.

Studiuesit për dy vjet rresht kanë analizuar 272 bebe të lindura para kohe. Për të hetuar efektet e muzikoterapisë “live”, studiuesit u kërkuan prindërve që t’u këndonin fëmijëve të tyre një ninullë tri herë në javë.

Në përfundim të studimit, studiuesit arritën të verifikojnë se ninullat, vjershat dhe përrallat kishin një efekt pozitiv te të vegjlit.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 142

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top