A po përjetoni një padrejtësi dhe nuk po mund të gjeni një zgjidhje? Tak Fak është emisioni më i ri investigativ që ofron mundësinë për t’ju dëgjuar dhe për t’ju ardhur në ndihmë me zgjidhjen e shqetësimeve tuaja.
Denoncime për korrupsionin në të gjitha nivelet e administratës, në çdo cep të Shqipërisë. Abuzime me detyrën, përfitime të paligjshme, shkelje të barazisë, falsifikime dokumentesh dhe çdo problematikë tjetër që shqetëson qytetarët do të gjejë zgjidhje përmes emisionit Tak Fak në News24. Ky emision i ri, që do të nisë së shpejti, do të transmetohet në televizionin më të ndjekur informativ në vend.
Moderimi i emisionit i është besuar dy figurave të dashura të publikut shqiptar, Devi dhe Dori.
Kontaktoni redaksinë e “Tak Fak” për zgjidhjen më të shpejtë e të drejtë të shqetësimeve tuaja në numrin e telefonit 0689009050 dhe në adresën e emailit: [email protected] .
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.