Lifestyle

August 9, 2017 | 8:04

Nis sot festa e “Birra Korça”, programi dhe këngëtarët që do performojnë

Festa e “Birra Korça” kulmon këtë vit edicionin e saj të 11-të, duke marrë kështu vulën e organizimit më të madh në vend në këtë sezon veror. Ashtu sikurse edhe vitet e kaluara, festa që starton sonte parashikohet të ketë rekord pjesëmarrësish, jo vetëm nga vendi, por edhe turistë të ardhur nga shtete të ndryshme nga e gjithë bota.

1

Nën sloganin “Nuk është thjesht një festë, është eventi më i madh veror në Shqipëri!”, këtë vit organizimi është fantastik dhe me mjaft risi e surpriza. Një ndër risitë e këtij viti është se Festa e Birrës do të organizohet në dy ambiente. Më parë gjithçka zhvillohej në të ashtuquajturën Zonë Sportive, pas stadiumit “Skënderbeu”, ndërsa këtë edicion për herë të parë do të ketë një skenë në Pazarin e rikonstruktuar të qytetit. Lajmin e bën të ditur stafi organizativ i Bashkisë Korçë.

2

Pjesa e Pazarit do të sjellë një festë me birrën “Korça”, serenata dhe elementë të tjerë tradicionalë, çka ia shton më shumë vlerat aktivitetit. Ndërsa festa kryesore do të jetë në krah të stadiumit të qytetit, ku do të ketë emra të njohur të muzikës rock dhe jo vetëm, të cilët vijnë nga Shqipëria dhe jashtë saj. Domino Band, vëllezërit Prifti, Marsela Çibukaj, Altin Goci, Xhesika Polo, Olsa Papandili, Cavaliero Band me: Era Rusin, Denisa Zeqon, Fi1, Lorenc Hasramën e Mariona Metoun. Gjithashtu, Devis Xherahu, Eugent Bushpepa, Gjergj Kaçinari dhe, për të kulmuar në natën e fundit me “tre muskëtjerët”: Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi, si dhe Renis Gjoka, artistë që do të ndezin skenën.

3

Edicioni i 11-të i kësaj feste do të zgjasë 5 net, nga data 9 deri më 13 gusht në të dy destinacionet. Festë në të gjithë qytetin, te Zona Sportive dhe te Pazari i Vjetër i Korçës, ku nuk do të mungojnë as serenatat. “Birra Korça” do të jetë prezente për të gjithë mysafirët e ardhur enkas për festën dhe birrën e shijshme, që është vlerësuar nga disa çmime ndërkombëtare për shijen unike të saj. Në fabrikën “Birra Korça”, gjigantit teknologjik, kanë nisur prej ditësh përgatitjet për festën, e cila mban zgjuar qytetin deri në orët e para të mëngjesit. Këtë aktivitet madhështor e vizitojnë mbi 10 mijë vetë në natë dhe konsumohen mijëra gota me birrën “Korça”, birra e qytetit dhe birra e parë në vend. Kulmi i fluksit zakonisht mbërrin në fundjavë, të shtunën e të dielën.

DHORJELA ÇULE/PANORAMA

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top