Aktualitet

October 6, 2025 | 9:12

Nis viti i ri akademik 2025-2026, Universiteti Luarasi më i preferuari, me programe të reja studimi me LSE

Universiteti Luarasi ka mirëpritur studentët e rinj për vitin e ri akademik 2025-2026. Me programe të reja studimi me London School of Economics, kjo ambicie disavjeçare nis rrugëtimin sot, duke bërë realitet diplomën e dyfishtë, atë angleze dhe shqiptare.

luarasi

Mësimi do të bëhet nga pedagogë me karrierë akademike, trajnuar nga LSE, si dhe pedagogët e anglezë në platformën online.
Ndërkohë që ky vit nis edhe për shumë studentë që kanë zgjedhur Fakultetin e Drejtësisë, atë të Ekonomisë, Shkencave të Teknologjisë Kompjuterike dhe Informacionit si dhe fakultetin e Shkencave Mjekësore.
Universiteti Luarasi, me akreditim afatgjatë, nxit dijet dhe garanton suksesin e të rinjve në degët që premtojnë të ardhmen e tyre.

fb_img_1759733960325
Të dashur studentë,
Ne ju shohim çdo ditë tek rriteni, sfidoni veten, ndani ëndrrat dhe gëzimet tuaja me ne. Për ne, ju nuk jeni vetëm studentë , jeni frymëzimi ynë, arsyeja pse çdo mëngjes ndezim dritat e klasave me besim dhe shpresë.
Ne jemi këtu për ju, për t’ju dëgjuar, për t’ju mbështetur dhe për t’ju udhëzuar në çdo hap. Suksesi juaj është gëzimi ynë, dhe rruga juaj është udhëtimi ynë i përbashkët.
Ju falënderojmë që na keni zgjedhur si familjen tuaj akademike. Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme më të fortë, më të ditur dhe më të bukur.

Me dashuri dhe respekt,
Stafi i Universitetit Luarasi

fb_img_1759733964420

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top