Është ndarë nga jeta ditë e sotme, onkologu i njohur, kirurgu Agim Karaj. Doktor Gimi siç i thërrisnin të gjithë, u shua në ditën e tij të lindjes, të 74-ërt. Homazhet në nder të tij do të zhvillohen ditën e sotme.
“Me hidhërim të thellë dhe me dhimbje shumë të madhe njoftoj ndarjen nga jeta të babait tonë Prof.Dr. Agim Karaj. Pritja dhe përcjellja bëhet tek funeral home Univers tek Rruga Bardhyl përballë postës shqiptare nr. 32. Homazhet fillojnë sot, ditë e henë në orën 10.00 dt. 25.11.2024.
Ceremonia e varrimit bëhet ditën e martë në datë 26.11.2024 ora 11.00. Varrimi bëhet në Tufinë. Me respekt, nga familja”, thuhet në deklaratën e publikuara nga familja.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.