Ashtu siç ishte parashikuar nga sinoptikanët në vend kanë nisur reshjet e dëborës. Veriu dhe verilindja e Shqipërisë po përballen me vështirësite e qarkullimit në rrugë, ndërsa drejtuesit e mjeteve rekomandohet të përdorin pajisjet dimërore.
Në rajonin e Pukës dhe të Kukësit trashësia e dëborës arrin deri në disa centimetra. Në rrugën e Kombit dhe në akset e tjera rrugore janë vënë në dispozicion borëpastrueset, ndërsa situata më problematike paraqitet në fshatrat e thellë malore.
Ndërkohë moti pritet të përkeqësohet, pasi duke nisur nga e premtja temperaturat do të vijojnë nga -4 gradë deri ne -11.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.