Një studim i madh ndërkombëtar ka marrë nën vëzhgim rolin e hekurit në një sërë problemesh shëndetësore dhe ka zbuluar se hekuri i tepërt mund të çojë në një rrezik më të lartë të infeksioneve të lëkurës. Hekuri është një mineral esencial. Të gjitha qelizat e njeriut përmbajnë hekur, por rreth 70% e këtij minerali ndodhet në qelizat e kuqe të gjakut.
Hekuri luan një rol kyç në prodhimin e hemoglobinës. Kjo është një proteinë komplekse që transporton oksigjen nga mushkëritë në pjesën tjetër të trupit. Hekuri ndihmon në eliminimin e lodhjes, mbështet sistemin imunitar, përmirëson forcën e muskujve dhe parandalon aneminë. Anemia është gjendje ku nuk ka mjaft qeliza të shëndetshme të gjakut për të furnizuar trupin me një sasi të mjaftueshme të oksigjenit.
Njerëzit që kanë mungesa të hekurit zakonisht nuk përjetojnë komplikime, por nëse nuk marrin trajtim, mund të preken nga probleme të zemrës, sëmundje të mëlçisë, diabet, probleme gjatë shtatzënisë, etj.
Studimi i ndikimit të niveleve të hekurit në shëndet
Hulumtuesit kanë kryer një studim për të zbuluar ndikimin e niveleve të ulëta dhe të larta të hekurit. Ata analizuan rolin e hekurit në një sërë problemesh shëndetësore, duke përdorur të dhëna gjenetike dhe klinike nga rreth 500,000 njerëz.”. Efektet pozitive të hekurit janë të dokumentuara mirë. Një studim tjetër zbuloi se nivelet e larta të hekurit mbrojnë nga anemia dhe parandalojnë kolesterolin e lartë.
Ndikimi negativ i hekurit të tepërt
Të pakta janë studimet që kanë hulumtuar efektet negative të hekurit të tepërt, të cilat mund të shkaktojnë në sëmundje të mëlçisë, probleme në zemër dhe ndonjëherë diabet. Nivelet e larta të hekurit gjithashtu mund të çojnë në një rrezik më të lartë të infeksioneve të lëkurës bakteriale, të tilla si celuliti (një infeksion bakterial që ndikon në shtresat e brendshme të lëkurës) dhe lunga (pezmatimi i nënlëkurës).
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se hekuri është një lëndë ushqyese e rëndësishme për mbijetesën dhe rritjen e baktereve, por ky studim global është i pari që përdor të dhëna të popullsisë në shkallë të gjerë për të vërtetuar më tej lidhjen midis niveleve të larta të hekurit dhe infeksioneve bakteriale të lëkurës.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.