Këshilla & Arsye

March 30, 2017 | 11:10

Niveli i tepërt i tepërt kortizolit ndikon procesin natyror të ADN-së dhe shëndetin mendor

Përqendrimet e larta të hormonit të stresit, kortizolit, në trup ndikojnë procese të rëndësishme të ADN-së dhe rrisin rrezikun e pasojave psikologjike afatgjata. Këto marrëdhënie janë të dukshme tek pacientët me sindromi Cushing, por gjetjet mund të ndihmojnë për strategji të reja në trajtimin e kushteve të tjera të lidhura me stresin, si ankthi, depresioni dhe stresi post-traumatik.

shutterstock_301744505

Sëmundja e pazakonshme, sindroma e Cushing, përfshin mbiprodhimin substancial të kortizolit, një hormon i prodhuar nga gjendrat mbiveshkore. Prodhimi i tij është i rregulluar nga hipotalamusi dhe hipofiza dhe ky hormon luan një rol të rëndësishëm për organizmin, por një tejkalim i normës mund të jetë i dëmshëm. Sindroma e Cushing, karakterizohet nga obeziteti i barkut, depozitat e yndyrës në fytyrë dhe qafë, presioni i lartë i gjakut dhe diabeti. Në një masë të lartë, personat e prekur gjithashtu rrezikojnë të vuajnë nga sindromi kronik i lodhjes, ankthit, depresioni dhe dëmtimi njohës.

“Edhe në qoftë se shenjat fizike përmirësohen pas një operacioni, studimet e mëparshme tregojnë se problemet psikiatrike shpesh vazhdojnë. Disa pacientë nuk i kthehen punës dhe aktiviteteve të përditshme. Ata thjesht përbëjnë një grup të pacientëve me probleme të mëdha për të cilët ne jemi shumë të etur të gjejmë mënyra të reja për t’i ndihmuar”, thonë studiuesit.

Fakti që një ngarkesë e lartë e stresit mund të ndikojë në ADN është në njëfarë mase e njohur tashmë. Studime mbi gjenet individuale kanë treguar se, stresi ekstrem me nivele të larta të përkohshme të kortizolit ndikon të ashtuquajturën“timina e AND-së”, gjë e cila çon në ndryshime në shprehjen dhe karakteristikat e gjeneve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top