Një burrë 87-vjeçar me emrin Jesús vendosi të dhurojë 80,000 euro për ndërtimin në çerdheje në vendin e tij. Ndërhyrja e këtij njeriu nga Piornali, një komunë e vogël që numëron pak më shumë se 1500 banorë dhe ndodhet në provincën e Caçeres, në Extremadura të Spanjës. Çerdhja ishte në ndërtim e sipër prej shumë kohësh, pasi Bashkia nuk kishte fonde për ta përfunduar, por, për fat të mirë, gjesti bujar i Jezusit nënkuptonte se veprat e mirë vazhdonin të ekzistonin.
87-vjeçari ka punuar për vite si një fermer dhe djersa që ka derdhur në fusha e ka bërë atë që të kursejë mjaft para. Tre vjet më parë, gruaja e tij e dashur vdiq dhe Jezui vendosi të ndihmonte fëmijët, duke dhuruar 80,000 euro në emër të gruas, për ndërtimin e qendrës së fëmijëve, në komunën e vendit të tyre.
Burri dhe gruaja nuk mundën të kishin fëmijë dhe tani Jezusi është bërë gjyshi i të gjithë fëmijëve të vendit të tij. Qendra foshnjore u inaugurua së fundmi dhe u krijuan edhe 6 vende të reja pune.
Kopshti quhet Jezusi dhe gruaja e tij. Gjatë inaugurimit fëmijët e falënderuan Jezuin dhe folën për gruan e tij, burri u ngazëllye dhe u përlot duke thënë se i mungonte shumë, pasi kishte kaluar një jetë me të, mbi 60 vjet.
Burimi / curiosandosimpara.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.