Një akt i vërtetë dashurie ndaj të tjerëve, ai i të dhuruarit të organeve për të shpëtuar shtatë jetë njëherësh. Ngjarja ka ndodhur në Arezzo, Itali, ku një 58-vjeçare pas një ishemie akute cerebrale ka vendosur të dhurojë organet e saj në spitalin San Donato. Ngjarja ka ndodhur në natën e Krishtlindjes, kur 58-vjeçarja, e cila kaloi një goditje akute në tru, autorizoi ekipin e mjekëve të bënte transplantin e organeve të shëndosha.
Kështu ekipi mjekësor vendosi të marrë zemrën, veshkat, mushkëritë, mëlçinë, kornetë e syrit dhe lëkurën nga zonja. Pikërisht në natën e Krishtlindjes, këto “dhurata” të vyera do t’i vijnë në ndihmë shtatë personave me probleme shëndetësore, në pritje për ndihmën njerëzore. Vullnetin e zonjës e ka konfirmuar bashkëshorti i saj.
Burimi: Notizie Tiscali
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.