Teknologjia ka bërë që fëmijët të qëndrojnë përpra ekraneve për shumë kohë, gjë e cila ndikon në zhvillimin e syve të tyre. Njerëzit shpesh rekomandojnë, që të mbajnë distancë nga ekranet, por një studim i kryer së fundmi thotë se loja mund të ndihmojë në përmirësimin e shikimit: Fëmijët duhet të dalin jashtë dhe, nëse nuk luajnë, të paktën të ekspozohen në dritë natyrale.
Qëndrimi në dritë natyrale kishte efekt mbrojtës dhe zvogëlonte shanset që një fëmijë do të vazhdonte të kishte nevojë për korrigjimin e miopisë refraktive në të ardhmen. Madhësia e efektit ishte mbresëlënëse.
Miopia, është një gjendje në të cilën nuk mund të shihni shumë larg, por mund të shihni afër – pa syze ose lente kontakti. Zakonisht fillon gjatë viteve të hershme të shkollës fillore. Për shkak se fëmijët nuk e dinë se si shohin fëmijët e tjerë, shpesh mendojnë se vizioni i tyre i paqartë është normal, kështu që ekzaminimet e rregullta të syrit janë të rëndësishme gjatë fëmijërisë.
Miopia është në rritje
Është raportuar një epidemi e mbarëbotërore, e lidhur me një kombinim të faktorëve gjenetik dhe mjedisor. Përveç krijimit të nevojës për të mbajtur syze ose lentet e kontaktit ose për të kërkuar një ilaç kirurgjik, miopia mund të rezultojë në verbim.
Më shumë kohë jashtë, rreth 14 orë në javë, pothuajse mund ta neutralizojnë këtë rrezik gjenetik, duke ulur shanset për të pasur syze në rreth 20 përqind, të njëjtin shans si një fëmijë që nuk ka asnjë prind me miopi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.