Dëshmi

May 29, 2019 | 11:33

Një baba dëshiron t’i tregojë djalit të tij se çfarë do të thotë të jesh i varfër, por në fund përgjigja e tij e trondit

Ndonjëherë edhe situatat më të “dukshme” mund të na rezervojnë disa surpriza. Pasuria që ne besojmë se kemi, si dhe mallrat materiale që marrim si të garantuara dhe që na bëjnë të ndihemi të sigurt, nuk janë gjithmonë sinonim me plotësinë.

Historia e varfërisë që po ju tregojmë e ilustron këtë në një mënyrë emblematike. Një tregim fantazi, i cili është shumë realist dhe bartës i një mesazhi që është diçka tjetër veçse e parëndësishme. Për ta bërë fëmijën të kuptojë vlerën e gjërave që ai ka, një baba i pasur vendosi t’i tregonte fëmijës se si jetonin njerëzit e varfër.

Kështu, për t’i dhënë djalit të tij këtë mësim të jetës dhe për të adoptuar një qasje tjetër ndaj mjedisit, babai dhe djali kaluan disa ditë në kontakt me një familje të varfër. Kur u kthyen në shtëpi, ishte koha që babai të kuptonte nëse djali i tij e kishte mësuar mësimin që ai donte t’i jepte. Ndërkohë në atë moment një surprizë e madhe erdhi për vetë babain.

Ai e pyeti fëmijën nëse e kuptonte dallimin midis jetës së tyre të rehatshme dhe asaj të familjes së varfër. Fëmija u përgjigj se dallimet ishin të qarta, dhe filloi t’i rendiste ato. Familja e varfër, në krahasim me to, kishte tre qen më shumë, një liqen për të notuar në vend të një pishine në kopsht, yjet natën në vend të fenerëve, miq që i mbronin në vend të gardheve dhe ndihmës së ndërsjellë në vend të shërbëtorëve.

Babai ishte i tronditur kur dëgjoi se djali kishte konstatuar se të varfër ishin vetë ata dhe jo familja që vizituan. 

Një arsyetim i mprehtë, që tregon se pasuria nuk duhet të kërkohet vetëm në mallra materiale dhe para, por në gjeste, fjalë dhe njerëz që – edhe me pak – na bëjnë të lumtur.

 

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.guardachevideo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top