Balerini Kledi Kadiu pak muaj më parë u bë për herë të parë baba dhe na prezantoi në rrjetet sociale me vajzën e tij, që u pagëzua me emrin Lea. Tani që vogëlushja është rritur, ajo ka filluar shëtitjet e para me babi Kledin.
Balerini i njohur shqiptar, i cili e zhvillon karierën në Itali ka vendosur të kalojë këtë ditë të bukur me diell në shoqërinë e vajzës së tij dhe ka publikuar një foto në Instagram , ku nuk mungojnë komentet e shumta.
“Kjo është arsyeja pse ju jeni bërë aq i mirë si një profesor për miqtë, tani e kuptoj që atësia të bën zemërbutë”, shkruan një komentues.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.