Së bashku për paqen, së bashku për të sjellë buzëqeshje dhe sado pak gëzim për fëmijët e Ukrainës, të cilët sot kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetje është motoja e koncerit, i cili do të mbahet më 3 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.
Në orën 19:00 në Pallatin e Kongreseve, do të shfaqet koncerti madhështor “110 vjet Forca të Armatosura, me moton “Së bashku për paqen”, e cila është një niciativa e ardhur nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Të ardhurat nga shitja e biletave të këtij koncerti do të shkojnë në ambasadën e Ukrainës, me qëllim që të mbërrijnë te familjet dhe fëmijët e prekur nga lufta.
Në këtë koncert do të përformojnë mbi 300 artistë nga Orkestra Simfonike e FA, Kori i FA, Banda e Ushtrisë shqipëtare dhe Bandat e ushtrive të Kosovës dhe vendeve të NATO nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia.
Kjo është hera e parë që nje event i këtij dimensioni zhvillohet në Shqipëri dhe vjen me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë dhe 110-vjetorit të krijimit të ushtrisë shqiptare.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.