Aroma e tyre, vetitë terapeutike dhe përfitimet i kanë bërë çajërat bimor pijet më të preferuara në botë. Dhimbje stomaku, dhimbje koke, lodhje, pagjumësi ose trishtim, ne gjithmonë kemi një çaj bimor në dorë për të na mbushur me gëzim.
Çajërat bimorë përmbajnë antioksidantë me veti neuroprotective dhe anti-inflamatore, por edhe vitamina, minerale dhe kompozime të tjera që na ndihmojnë të jetojmë më mirë dhe të mbrojmë shëndetin.
Të qenit i përgjumur. Nëse keni nevojë për energji, çaji jeshil është pija që ju duhet. Kafeina e çajit jeshil, përveç dhënies së energjisë, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe jep vitalitet.
Nervozizëm. Nervat mund të luajnë truke për ne dhe na bëjnë të hyjmë në një gjendje agjitimi dhe shqetësimi në momentet më pak të përshtatshme. Valeriani mund të jetë shumë i dobishëm në këto raste.
Trishtim. Nëse keni nevojë për të qetësuar trishtimin, shafrani i Indisë është ai që ju duhet. Ai ju ndihmon të ndihemi më mirë, duke rritur nivelin e serotoninës, hormonin e lumturisë.
Kapsllëk. Nëse doni të përmirësoni shëndetin e tretjes dhe të forconi tranzitin e zorrëve, kopra, nenexhiku dhe çaji i xhenxhefilit janë ato që ju duhen. Mos harroni që bashkë me to të kombinoni një dietë të ekuilibruar.
Insomnia. Për të fjetur, sugjerohet që të pini një çaj me valerian ose kamomil para se të flini. Shija dhe aroma janë të përsosura për të na bërë të ndihemi më të relaksuar para se të shkojmë në shtrat.
Burimi / www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.