Këshilla & Arsye

January 29, 2018 | 8:00

Një cigare e vetme në ditë ju rrezikon nga…

Atak kardiak dhe hemorragji cerebrale. Ja se çfarë shkakton vetëm një cigare në ditë. Studimi i publikuar nga “University College London” pohon se nga konsumimi i jo më shumë se një cigareje, mjafton për të rritur riskun e atakut të zemrës dhe hemorragjisë cerebrale me 50 për qind. 

manDisa kërkues kanë zbuluar se burrat që pinin një cigare në ditë kishin 46 për qind më shumë risk për të pësuar sëmundje të zemrës krahasuar me ata që pinin 20 cigare në ditë. Gratë kishin dyfish më shumë se 50 për qind risk nëse pinin një cigare në ditë.

Ulja e numrit të cigareve pakëson riskun për kancer të mushkërive, por ka pak efekt në riskun për sëmundje të zemrës, që është një risk më i lartë për gratë sesa për burrat.

Nga 100 njerëz që pinë 20 cigare në ditë, rreth 7 prej tyre do të vuajnë nga një atak zemre ose hemorragji cerebrale. Dhe nga 100 njerëz që pinë 1 cigare në ditë, rreth 3 prej tyre do të preken nga këto sëmundje.

Rishikimi i 140 studimeve shkencore nga një profesor i Institutit të Kancerit në “University College London” pohon se “Nuk ka një nivel të sigurt të duhanpirjes për sëmundjet e zemrës. Duhanpirësit duhet të heqin dorë dhe jo të ulin numrin e cigareve”.

Burimi http://psikologjia-shqiptare.com/kuriozitete/shkencore-nje-cigare-e-vetme-ne-dite-ju-rrezikon-nga-332/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top