Vazhdoni të jetoni dhe gëzoni jetën. Le të pijmë për të dashurit tanë që nuk janë më fizikisht mes nesh, duke e ditur që ata na shoqërojnë nga një vend tjetër, vazhdojnë të qëndrojnë në zemrat tona. Ne duhet të ndihemi mirënjohës për çdo situatë që jeta na ofron, për këtë arsye, duhet të ngremë një dolli për ata që na buzëqeshin nga parajsa.
Për ata që u larguan shumë herët. Ata që na lanë pa dashur të largohen. Për ata që nuk e dinë se do të donim t’i përqafojmë apo të na përqafonin. Ata që shkëlqejnë çdo natë nga atje lart. Ata që janë çdo ditë të pranishëm në ëndrrat tona. Ata që na është dashur t’u themi lamtumirë padashur, pa e pritur atë.
Për ata që lanë gjurmët e tyre në zemrat tona, me momente dhe kujtime të paharrueshme. Ata që na fshinin lotët sa herë që kalonim në një vend të veçantë. Ata që na kanë lënë, edhe pse asnjëherë plotësisht.
Për ata që na lanë edhe pse ende kishim një mijë gjëra për të thënë. Për ata që do të jenë gjithmonë aty, edhe nëse nuk do të kthehen më. Për ata që shpresojmë t’i shohim përsëri. Në këtë qiell. Në këtë jetë. Dhe të jemi në gjendje t’i mbajmë ata fort, në mënyrë që të mos i lëmë. Për t’u thënë atyre, edhe nëse për herë të fundit: Të dua!
Burimi / https://curiosandosimpara.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.