Në fokus

May 31, 2017 | 9:51

Një drogë 100-vjeçare shfaq rezultate jashtëzakonisht premtuese për trajtimin e shenjave të Autizmit

Një eksperiment i vogël klinik, por premtues në SHBA ka treguar se një drogë 100-vjeçare e quajtur Suramin mund të përmirësojë në mënyrë të matshme simptomat e çrregullimit të spektrit të autizmit (ASD) tek fëmijët.

1

Rreth 1 në 160 fëmijë vlerësohet të ketë ASD në mbarë botën. Robert Naviaux nga Universiteti i Kalifornisë në Shkollën e Mjekësisë në San Diego mendon se shenjat e autizmit mund të nxiten nga një mosfunksionim metabolik, duke shkaktuar një prishje në komunikimin ndërmjet trurit, zorrëve dhe sistemit imunitar në nivel qelizor.

Ai ia atribuon këtë mosfunksionim hipotezës së “përgjigjes ndaj rrezikut të qelizave”, duke deklaruar se përgjigja normale qelizore ndaj lëndimit ose stresit nganjëherë mund të  shkaktojë sjellje abnormale që të çon në sëmundje kronike.

Kjo përgjigje jonormale ndaj rrezikut të qelizës mund të mbahet përmes sinjalizimit purinergik – procesit të komunikimit qelizor që përfshin molekula si adenozina dhe ATP.

Për të provuar këtë hipotezë, Naviaux dhe ekipi i tij kryen eksperimente tek minjtë,  kur kërkuesit i përmirësuan me sukses shenjat e ngjashme me autizmin me një dozë të vetme të drogës. Këto studime i hapën rrugën eksperimentit të parë njerëzor dhe rezultatet deri tani janë shumë të suksesshme.

Suramin njihet që nga viti 1916, dhe është përdorur në trajtimin e sëmundjes parazitare trypanosomiasis afrikane (sëmundje gjumi).

Edhe pse ekziston një ndryshim i madh midis individëve, njerëzit në spektrin e autizmit kanë një sërë karakteristikash të përbashkëta si – vështirësi me komunikimin dhe ndërveprimet shoqërore si dhe sjellje të përsëritura e interesa të limituara.

Ky studim pilot që ishte edhe double-blinded edhe me placebo (pra me kontroll), përfshiu 10 djem të moshës 5-14 vjeç të diagnostikuar me ASD, ku 5 prej tyre mori një dozë të vetme Suramin dhe 5 të tjerët një dozë të vetme Placebo.

Të 5 djemtë që morën Suramin treguan një përmirësim të vazhdueshëm të simptomave brenda vetëm 7ditëve, ndërsa grupi i Placebo nuk tregoi asnjë lloj ndryshimi.

Djemtë u vendosën në çifte sipas moshës, IQ dhe ashpërsisë së autizmit, që do të thotë që çdo pjesëmarrës që mori drogën Suramin mund të krahasohej me pjesëmarrësin r ngjashëm që mori një Placebo.

Kërkuesit i përdorën vlerësimet e standardizuara për të matur karakteristikat thelbësore para, gjatë dhe pas trajtimit. Përveç kësaj, prindërit (të cilët nuk e dinin nëse fëmija i tyre mori drogën ose jo) gjithashtu raportuan përmirësime në sjelljen, gjuhën, qëllimet zhvillimore dhe ndërveprimet shoqërore.

Këto ndryshime përfshin disa të zhvillime të habitshme sidomos për 2 nga 4 pjesëmarrësit joverbalë.

“6 dhe 14-vjeçari të cilët morën Suramin thanë fjalinë e tyre të parë të jetës së tyre rreth një javë pas infuzionit të vetëm me Suramin”, thotë Naviaux.

“Dhe kjo nuk ndodhi me asnjë prej fëmijëve që ju dhamë placebo”.

Për fat të keq, këto përmirësime ishin vetëm të përkohshme, pasi droga gradualisht e la sistemin e tyre pas 6 javëvësh, dhe ashpërsia e simptomave u kthye, gjë për të cilën familjet pjesëmarrëse ishin paralajmëruar.

Por përveç përmirësimit dramatik të simptomave, ajo që është më e rëndësishme për kërkuesit është se rezultatet pozitive forcojnë më tej hipotezën se është mosfunksionimi metabolik ai që kontribuon në autizmin dhe se ky mosfunksionim mund të trajtohet.

“Pas përmbledhjes së rezultateve të studimit, kemi arritur në përfundimin se: ose rezultatet janë të gabuara për shkak të madhësisë së vogël të studimit, ose ato janë një përparim shumë i rëndësishëm”, thotë Naviaux. “Ne nuk do të dimë tani se si dhe kur rezultatet mund të përsëriten në studime më të mëdha. Po me padurim po presim që të shohim se ku do na çojnë provat më të mëdha dhe shpresojmë që këto të jenë po aq premtuese sa rezultati i parë.”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top