Në fokus

July 6, 2019 | 8:25

Një fëmijë i qetë dhe i bindur nuk është gjithmonë një fëmijë i lumtur

Fëmijët që janë të urtë dhe që binden gjithmonë për çdo gjë që u kërkohet, janë një lumturi ose të paktën kënaqësia e më shumë prindërve.Por a jemi të sigurt se një fëmijë që është shumë i bindur është gjithashtu një fëmijë i lumtur?

Ka arsye serioze për të dyshuar. Kjo është për shkak se zakonisht fëmijët që binden janë ata që mbyllen në vetvete dhe përpiqen të vihen re sa më pak që të jetë e mundur. Shkurtimisht, ata janë fëmijë që kanë disa probleme. Natyrisht, për të rriturit një fëmijë si ky është shumë “komod” për t’u menaxhuar dhe prindërit ndjehen krenarë kur fëmija i tyre i bindet gjithmonë komandës së parë.

Për më tepër, disa njerëz janë ende të bindur se sekreti i lumturisë, madje edhe i fëmijëve, është gjithmonë në bindje, por duke qenë se një familje nuk është një kazermë, është një besim i gabuar. Dhe pastaj ne gjithashtu duhet të mbajmë në konsideratë faktin se ka bindje e bindje (madje edhe në kazermë). Ka nga ata binden menjëherë sepse kjo i shpëton ata nga vështirësitë e të menduarit.

Por ka edhe ata që nuk binden menjëherë, sepse ata reflektojnë për atë që iu kërkua dhe vendosin nëse kërkesa ishte e arsyeshme. Që do të thotë se nëse mendonte se ishte i paarsyeshëm dhe pa kuptim, ai do të thoshte ‘jo’.

Nëse gjithmonë presim bindje të menjëhershme nga fëmijët tanë, kjo mund t’i çojë ata të bëhen të rritur që nuk janë në gjendje të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të arsyetojnë me kokën e tyre. Mbi të gjitha, ndoshta edhe më seriozja, ata mund të bëhen të rritur që shpesh heqin dorë nga nevojat e tyre për të mirën e njerëzve të tjerë dhe vetëm për t’i kënaqur të tjerët. Një qenie e shëndetshme njerëzore është gjithashtu dikush që është i aftë të jetë egoist, herë pas here.

 

Burimi / www.pianetadonne.blog

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top