Një rast që po shkakton diskutim: nuk mund të ishte ndryshe. Disa nxënës të një klase të shkollës fillore të Cornegliano Laudense (Lodi) janë mbajtur në shtëpi për një ditë nga shumë prindër në shenjë proteste kundër vështirësive, që sipas mendimit të tyre shkaktoheshin te fëmijët nga prania e një fëmije me aftësi të kufizuara në klasë.
Faktet datojnë që njëzet ditë më parë, por kohët e fundit janë publikuar në media, ku u dha një komunikim zyrtar nga instituti që i referohet vlerave të përfshirjes dhe parimit kushtetues të universalitetit të shkollave publike.
“Shkolla është një komunitet dhe si e tillë duhet të kujdeset për të gjithë – lexohet në shënimin e publikuar në faqen online të shkollës – dhe veçanërisht për ata që kanë më shumë nevojë, edhe sepse si mësues ndjehemi veçanërisht të lidhur me idenë që: “Shkolla është e hapur për të gjithë”.
“Ju bëjmë me dije se komuniteti i Lodi-t do të gjejë në shkollën tonë një organizatë të fortë të përfshirjes, ligjshmërisë dhe dashurisë, si një kërkim i vazhdueshëm i mirëqenies, për këdo që kalon pragun e institutit tonë”, shtojnë mësuesit.
Nga ana tjetër prindërit e të vegjëlve kanë versionin e tyre. Babai i njërit prej nxënësve thotë se protesta nuk ishte kundër shkollimit të fëmijës, por për vështirësitë që fëmijët hasin nga sjellja e nxënësit në klasë. “E ndryshmja është thjesht një mënyrë për t’u shprehur” përsërit personeli mësimor. “Komuniteti arsimor i I.C. Lodi Terzo synon, në këtë moment të veçantë, të riafirmojë me forcë dhe vendosmëri se ideja e përfshirjes, sot më shumë se kurrë, është një pjesë integrale dhe themelore e përbërjes gjenetike të këtij institucioni arsimor”.
“Sot ideja e përfshirjes duhet të mbrohet më shumë sesa në të kaluarën; me përparimin konkret dhe të përditshëm që gjen kuptimin e tij përfundimtar në planifikimin, aftësimin dhe ndjekjen e mirëqenies së të gjithë fëmijëve dhe prindërve që kanë vendosur t’i besojnë fëmijëve të tyre fatin arsimor dhe njerëzor në shkollën tonë”.
Burimi / https://www.howtodofor.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.