Në fokus

July 17, 2017 | 9:13

Një formulë magjike për të larguar të gjitha shqetësimet

Sa herë e kemi dëgjuar veten apo njerëzit e tjerë, duke u shprehur“jam shumë i/e shqetësuar për këtë apo atë problem”? A kemi menduar ndonjëherë se çfarë është shqetësimi në vetvete? 
1

untitledShqetësimi është ajo mori mendimesh që na lind dhe torturon, shpeshherë duke na shkaktuar dobësi fizike, në përgjigje të një problemi apo situate problematike. Shqetësimet janë shkaktarët parësorë të problemeve të
ndryshme shëndetësore, të renditura më poshtë: shkaktarë të ulçerës së stomakut.

Përveç helikobakter pilori, i cili është mikroorganizmi shkaktar i ulcerës, shqetësimet, stresi shkaktojnë një rritje të prodhimit të aciditetit të stomakut, i cili dëmton dhe gërryhen muret e stomakut, duke bërë formimin e kratereve apo ndryshe ulcerave. 

Shkaktarë të çrregullimeve mendore

1 në 10 persona vuan nga çrregullimet nervore apo depresione. Pas vizitës te psikologu, pothuajse gjithmonë shkaktarë janë shqetësimet apo ndonjë situatë stresuese që kanë kaluar së fundmi.

Shkaktarë të hipertensiojnit, çrregullime të zemrës. Shkaktarë të artritit reumatizal.

Shqetësimi dhe stresi rrisin përgjigjen inflamatore, duke sjellë fillimin e një sërë mekanizmash që rezulton në çlirimin e disa enzimave që shkaktojnë dhimbje dhe dëmtim të artikulacioneve.

 Shkaktarë të pagjumësisë

Pagjumësia është një faktor, i cili ndikon në shtimin e shqetësimit në vetvete.

 Shkaktar parësor i migrenës

Të shqetësuarit shumë për një çështje shkakton dhimbje të shumta koke.
Dr.Harold C.Habein në kongresin e OBSH-së deklaroi se, të paktën 1/3-at e biznesmenëve vuajnë nga çrregullimet që shkaktohen nga stresi apo shqetësimet siç janë: hipertensioni, çrregullimet e ritmit të zemrës, migrena apo kanë përjetuar infarkte të parakohshme.

Platoni thoshte: “Mjekët kurojnë trupin pa kuruar më parë mendjen.
Kjo i bën ata të gabojnë, ndërkohë që trupi dhe mendja funksionojnë
bashkërisht, prandaj duhet të trajtohen si diçka e vetme”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top