Një libër i vogël për të bërë një blerje të mira dhe të ktheheni në shtëpi të lumtur.
Temperaturat po rriten dhe garderoba ka nevojë për “rifreskim”. Ky është rasti për të bërë pak pazar, për të zbuluar tendencat e reja, të zgjedhësh diçka që të përshtatet mirë, ose thjesht për të dhuruar.
Një guidë e vogël për blerje të përkryera:
Hap i parë është në shtëpi– Hapni dollapin dhe vëzhgoni me kujdes. Çfarë ju duhet në të vërtetë? Shihni nëse ju bëjnë xhinset që keni blerë vitin e kaluar? A keni një xhaketë të rë të përshtatshme për t’u kombinuar ? Bëni një listë të saktë të asaj që ju duhet.
Planifikimi– Pasi të keni kompletuar listën tuaj të dëshirave, kontrolloni një fund të fundit kartën e kreditit dhe vendosni buxhetin që mund të shpenzoni për blerje. Nëse ju nuk keni para mjaftueshëm shihni uljet , ose ofertat e sezonit.
Koha është faktor- Shopping është një kënaqësi kur ju keni mundësinë të hyi me qetësi nëpër dhe të provoni në mënyrë të qetë. Nëse ju nxitoheni, blerja është e vështirë dhe jo efektive: shpesh përfundon duke blerë diçka që nuk ju pëlqen.
Veshje të përshtatshme– Zgjidhni veshje dhe këpucë të përshtatshme. Zgjidhni veshje me ngjyra neutrale dhe këpucë që mund të kombinohen me veshjet që po zgjidhni të blini. Në kërkim të thesarit, kur ju e keni listën gati se çfarë dëshironi të blini. Mos u ndalni në dyqanin e parë që shkoni, dhe pse keni parë një veshje që ju ka pëlqyer shumë. Bëj një kërkim të vogël dhe krahaso çmimet dhe modelet.
Në dhomën e provës– mos i hiqni sytë nga masa. Mos zgjidhni veshje shumë të ngushta. Por kryesorja është vetëvlerësimi, duajeni trupin që keni dhe mos ngurroni të kërkoni masën e duhur për ju. Ndriçimi i dhomave të provës shpesh të gënjen. Mundohuni të zgjidhni dhoma të mëdha prove, dhe të qëndroni sa më larg pasqyrës për të parë nëse veshja është fiks për ju.
Kontrolloni cilësinë– Para se të blini, kontrolloni etiketat: kontrolloni nëse veshja është me fibra sintetike apo materiale neutrale, nëse mund ta lash në shtëpi apo do të duhet ta çosh gjithmonë në pastrim kimik.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.