“Nuk është mirë të pyesësh një nënë: a je e sigurt se ata janë binjakë”? Thotë për Mirror, 30-vjeçarja Teegan Wardill nga Townsville, Australi.
Ajo që ngjall dyshim te njerëzit e zakonshëm është ngjyra e lëkurës së fëmijëve të saj: Lucas, bjond, me sy blu dhe ngjyrë shumë të lehtë, dhe Levi, sy dhe flokë ngjyrë kafe. “Justin , burri im dhe unë – vazhdon ajo – zbuluam diversitetin e tyre në javën e 19-të, gjatë ultratingujve 3D”.
Në lindje dhe më pas në rritje, dy vëllezërit shfaqën dallimet e tyre gjenetike: Lucas mori gjithçka nga nëna e tij, ndërsa Levi trashëgoi gjenet e babait të tij, që ka origjinë indiane.
“Por ata janë unik, nuk janë të ndryshëm”, shpjegon nëna.
Burimi / http://www.tgcom24.mediaset.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.