Me një emocion të veçantë, ditën e djeshme, Isida ka mirëpritur në jetë vajzën e saj të vogël, Ajlin. Në një postim të ëmbël dhe të thjeshtë në Instagram, ajo ndau me ndjekësit këtë moment të paharrueshëm, duke zbuluar edhe emrin e bebushes. Një emër që ngjall ndjesi qetësie dhe dashurie.
Isida, e cila është gjithmonë treguar diskrete për jetën e saj personale, e kishte mbajtur këtë shtatzëni larg syve të publikut, duke e kthyer ardhjen e Ajlinit në një surprizë të bukur për të gjithë ata që e ndjekin dhe e admirojnë.
Ky lajm i mrekullueshëm sjell një dritë të re në jetën e artistes dhe padyshim që publiku do të vazhdojë ta mbështesë me të njëjtën dashuri, tani jo vetëm si balerinë, por edhe si nënë.
Isida Mollaymeri është balerinë soliste në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, e njohur për performancat e saj të jashtëzakonshme dhe përkushtimin ndaj artit. Përveç karrierës së saj në balet, ajo është gjithashtu koreografe dhe sipërmarrëse, duke të spikatur në botën e modës dhe të mediave sociale. Urime Isida në këtë fazë të re të jetës!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.