Dëshmi

April 24, 2021 | 8:02

Një karamele dhe 50 vjet së bashku

“Gjyshi yt më kërkoi që të martohesha me të me një karamele. Nuk kishim asgjë, ai u gjunjëzua dhe më tha: “Tani nuk kam asgjë, vetëm një karamele, por nëse dëshiron ne mund t’i ndërtojmë të gjitha së bashku”.

“Dhe ti?”

“Hapa karamelen, e ndava në dysh dhe e hëngrëm. Nga ai moment ne kemi ndarë gjithçka. Ne ramë, u ngritëm dhe ndërtuam. Të gjitha së bashku. Ne kemi jetuar momente të vështira, lodhje, por kemi qenë gjithmonë aty për njëri-tjetrin. Deri në fund”

“Koha nuk e ndryshon mënyrën se si e duam. Ajo që ka ndryshuar është se nuk keni më shembuj të mirë për të ndjekur. Tani ju keni frikë nga gjithçka. Ju nuk martoheni nga frika se nuk jeni në gjendje të ndërtoni. Sapo luftoni, ju ndaheni sepse atëherë mendoni se do të gjeni një më të mirë. Gjithmonë jeni duke kërkuar përsosmërinë, sikur të ekzistonte. Ju mungon perceptimi i realitetit. Lumturia në gjërat e vogla.

Ju bëni këto demonstrata të shkëlqyera, unaza me vlerë mijëra euro, një video të ekzagjeruar për propozime martese dhe më pas e humbni momentin. Ajo gjë intime që ju e mbani të dy, vetëm ju të dy për gjithë jetën.

Kjo është ajo që po ju mungon. Guximi për të jetuar jetën dhe dashurinë për atë që jam dhe jo siç e imagjinoni ju. Një karamele dhe 50 vjet bashkë”.

 

Burimi / Dolci pensieri per tutti

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top