Nëse kërkimet e fundit shkencore kanë treguar se meshkujt duan qentë, një studim i kryer në Suedi thekson se ata që kanë një qen në shtëpi pakësojnë rrezikun e vdekjes me 33%. Të jetosh me një qen, atëherë, me të vërtetë mund të shpëtojë jetën tënde.
Zbulimi është rezultat i studimit të kryer nga Universiteti i Uppsala në një mostër të madhe (mbi 3.4 milionë suedezë të moshës 40-80 vjeç). Pjesëmarrësit u regjistruan në studim që nga viti 2001, kur një ligj hyri në fuqi në Suedi, që e bëri të detyrueshme regjistrimin e pronësisë së qenit.
Të gjithë pjesëmarrësit ishin të shëndetshëm në fillim të studimit dhe hulumtuesit kanë gjurmuar shëndetin për më shumë se 12 vjet, duke regjistruar të gjitha sëmundjet që janë shfaqur gjatë periudhës së vëzhgimit. Doli në dukje se ata që kishin në pronësi një qen ishin në rrezik më të ulët të vdekjes nga shkaqet kardiovaskulare (por edhe për shkak të shkaqeve të tjera).
Pronarët e një qeni, kishin një rrezik më të ulët të vdekjes me 33% në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre me pa qen; dhe një rrezik të reduktuar me 11% për sëmundjet kardiovaskulare.
Ata që nuk e ndajnë shtëpinë me askënd, në fakt, janë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjes nga këto çrregullime. Socializimi, sipas këtij studimi, ndihmon në parandalimin e stresit, shkaku kryesor i sëmundjeve të zemrës.
“Pronarët e qenve në përgjithësi bëjnë më shumë aktivitet fizik,” shpjegon Tove Fall i Universitetit Uppsala. “Kjo është një nga shpjegimet se pse ata kanë një rrezik më të ulët të vdekjes”.
Mes racave të ndryshme të qenve, në veçanti, më “mbrojtës” për shëndetin e njeriut ishin qentë e gjuetisë, megjithëse të gjitha llojet ndihmojnë zotërinjtë nga sëmundjet.
Për më tepër, ata që kanë kontakt me gëzofin e kafshëve të tyre nuk duhet të kenë frikë, sepse hulumtuesit suedezë tregojnë se kjo i ndihmon për të forcuar sistemin imunitar.
Me pak fjalë, qeni duket të jetë vërtet një mik i domosdoshëm për njeriun.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.