Kosi është një nga ushqimet që përmban më shumë probiotikë,, bakteret e famshme që e mbajnë florën e zorrëve të shëndetshme dhe stimulojnë sistemin imunitar.
Në mënyrë të veçantë probiotikët, duke favorizuar prodhimin e imunoglobinës A, makrofagët dhe limfocitet Beta, kontribuojnë në uljen e numrit të baktereve të dëmshme, ato që rrjedhin nga tretja e yndyrnave dhe proteinave shtazore dhe ato që futen në trup për shkak të ndotjes dhe marrja e tepërt e ilaçeve, veçanërisht antibiotikëve.
Kosi është i shkëlqyeshëm natyral por me shtimin e frutave të freskëta, copat e çokollatës së zezë, xhenxhefilit për ëmbëlsi, kanellës, kakaos, bëhet një mini-vakt i shijshëm.
Në versionin më kompakt (si kos grek) është perfekt për të zëvendësuar kremrat e gjalpit, maskarponës dhe madje edhe salcat e këndshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.