Tani prehet në paqe, pas një beteje të gjatë dhe të mundimshme. Fati kish caktuar tjetër udhë. Kristi Maze u shua nga kjo jetë pas të gjitha përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën. Njoftimin e parë e kanë bërë të afërmit e djaloshit 10-vjeçar nga qyteti i Pogradecit, ndërsa njerëzit e medias, ata që e ndoqën nga afër kurimin e tij, Focus Group, News24 kanë dhënë njoftimin e fundit. Ja çfarë postoi gazetarja e njohur Eni Vasili në rrjetin social të Facebook: “Sepse ne jemi thjesht bijtë e vdekshëm të Zotit. Lamtumirë Krist. Të kam peng”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.