Këshilla & Arsye

September 11, 2016 | 6:38

Një mëngjes i mirë ka ndikim pozitiv tek gratë që kanë probleme me fertilitetin

Një studim i ri nga hulumtuesit në Universitetin Hebraik në Jerusalem dhe në Universitetin e Tel Avivit tregon se një mëngjes i mirë mund të ketë një ndikim pozitiv tek gratë me probleme të fertilitetit.

Studimi tregon se një mëngjes i mirë ndikon në shëndetin e grave që  kanë  probleme me cilklin menstrual.

Sindromi policistik ovarian prek rreth 6 deri 10% të grave të moshës riprodhuese dhe ndikon në  infertilitetin femëror.

Ky sindrom krijon një rezistencë ndaj insulinës, e cila çon në një rritje të hormoneve mashkullore, por gjithashtu mund të shkaktojë periudha të parregullta të ciklit menstrual, humbje e flokëve, puçrra fytyre, probleme me fertilitetin dhe diabetin.

Në  studim morën pjesë 60 gra të  moshës 25-39 vjeç. Ato u ndanë në dy grupe dhe u lejuan të konsumonin rreth 1.800 kalori në ditë. Dallimi në mes dy grupeve ishte se nj ri kishte ushqim më shumë në mëngjes, rreth 980 kalori, ndërsa tjetri në darkë.

Studiuesit donin të shqyrtonin n se kaloritë ndikonin në rezistencën e insulinës dhe në rritjen e hormoneve mashkullore në mesin e grave me sindromin policistik ovarian.

Rezultatet e publikuara treguan se në  grupin e grave që konsumonin mëngjes të bollshëm rezistenca e insulinës u ul me 8%, ndërsa në  grupin e dytë  nuk ndryshoi. Gjithashtu u provua se grupi i parë përjetoi një rënie në nivelet e testosteronit me gati 50%, ndërsa në grupin e dytë niveli nuk ndryshoi. Përveç kësaj, grupi i parë regjistroi një numër më të madh të grave me ovulacion se në grupin tejtër, duke treguar se një mëngjes i bollshëm çon në një rritje të nivelit të fertilitetit tek femrat me sindrom policistik ovarian.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top