Mirëqenie

June 13, 2019 | 8:05

Një mëngjes i pasur me proteina zgjat ndjenjën e ngopjes gjatë ditës

Hulumtuesit kanë gjetur se njerëzit që konsumojnë më shumë proteina në mëngjes kanë nivele më të ulëta të sheqerit në gjak dhe më pak oreks gjatë gjithë ditës sesa ata që konsumojnë më pak proteina. Proteina kërkon më shumë kohë për t’u tretur se sa karbohidratet, gjë që shpjegon pse mund të zvogëlojë oreksin.

Studimi sugjeron gjithashtu se sa më shumë proteina të konsumohen, aq më gjatë do të zgjasë efekti i ngopjes. Kjo është e dobishme për njerëzit që luftojnë me urinë pasdite ose kanë nevojë për ndihmë për të humbur dhe menaxhuar peshën e tyre. Çdo burim i proteinave është i dobishëm në zvogëlimin e nivelit të glukozës në gjak dhe nxitjen e ngopjes.

Mos harroni se një mëngjes i ekuilibruar duhet të përfshijë, përveç proteinave, drithëra, yndyrna të shëndetshme dhe fruta të freskëta ose perime. Këtu janë disa ide për një mëngjes me një përmbajtje më të lartë proteine.

Tërshërë

Tërshëra është një ndër drithërat me përmbajtjen më të lartë të proteinave (16 gram për 100 gr produkt) dhe njihen gjithashtu për përmbajtjen e tyre të lartë të fibrave, që ndihmon në rregullimin e aktivitetit të zorrëve dhe rritjen e ndjenjës së ngopjes. Gjithmonë konsumojini ato me fruta të freskëta, kos ose qumështin tuaj të preferuar.

Salmon

Tipike e mëngjeseve të Evropës Veriore, salmoni është një ushqim i shkëlqyer për mëngjes. Ai përmban shumë proteina (18 gram për 100 gr produkt) dhe acide yndyrore si omega-3, të rëndësishme për mirëqenien e sistemit tonë kardiovaskular. Kombinimi i tij me një fetë bukë të thekur, gjithmonë integrale është mjaft ideal në mëngjes, për të zëvendësuar gjalpin. Ju mund ta shoqëroni me një smoothie të freskët të frutave ose perimeve jeshile.

Vezë

Fillimi i ditës me një vezë (tri herë në javë) na lejon të kemi një mëngjes të pasur me hekur, fosfor, kalcium dhe proteina. Një vezë përmban rreth 9 gram për 100 gr të produktit. E zier, e fërguar, e skuqur. Zgjidhni përgatitjen që ju pëlqen më së miri. Sipas studimeve, një vezë në ditë nuk rrit rrezikun kardiovaskular për njerëzit e shëndetshëm, por konsumi i vezëve duhet të kufizohet në tre vezë në javë për ata që vuajnë nga diabeti, sëmundjet kardiovaskulare ose një duhanpirës.

Skumbri

Ndër varietetet më të pasura të peshkut të pasur me omega-3, kalcium, hekur dhe vitaminë D. I shijshëm dhe ushqyes, konsiderohet një kurë e vërtetë – e gjitha për shëndetin dhe një gatim të gjithanshëm në kuzhinë. Përmban shumë proteina (24 gram për 100 gr produkt). Përveç mbrojtjes nga sëmundjet kardiovaskulare, prania e bollshme e yndyrave “të mira” i jep mishit një shije të veçantë, vendimtare dhe të shijshme. Ai ka pak kalori dhe shumë minerale dhe vitamina.

Kos grek

Kosi grek është një përbërës i shkëlqyer për një mëngjes të pasur me proteina. Ndihmon tretjen, lufton kapsllëkun dhe është i pasur me proteina. Ai përmban 9 gram për 100 gr produkt. Shtoni pjesë të frutave të thata. Zgjidhni edhe kosin, ai që ka 5% yndyrë, është më i mirë për të filluar ditën. Kontrolloni që mos të ketë sheqer të shtuar, duhet të përmbajë më pak se 5g sheqer për 100g produkt.

 

 

Burimi / www.naturalei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top