Editorial

December 15, 2018 | 12:04

Një mënyrë e re disiplinimi… Studentët e vrazhdë dhe të padisiplinuar, punojnë tokën

“Sa herë të shohësh një sjellje të vrazhdë nga ana e një djali, ndoshta një student, apo të dëgjosh se ai është zhgënjyer nga dikush, duhet të shkojë të gërmojë tokën?”. Zgjidhja e marrë nga një drejtor…

Domenico Balbi, drejtor i shkollës së Sajos Albe Steiner, shkollë që praktikon këtë mënyrë disiplinimi, pohon se nxënësit që shfaqin sjellje të tilla, ndëshkohen në këtë mënyrë.

Metoda arsimore e drejtorit siguron marrëveshje të qarta, të deklaruara aty për aty, me një ndërhyrje të prerë si për nxënësit edhe për prindërit, duke ia shprehur këtë normë që në ditën e parë të shkollës. “Pezullimet dhe gjobat në këtë institut janë ekuivalente me punimin e tokës”.

Pra, metoda e zbatuar me pasion dhe, me sa duket, me një miratim të madh nga prindërit dhe studentët, çoi që në një kohë të shkurtër të kuptohen gabimet, ndjenja e punës dhe njëherësh të sjellë zbukurimin e hapësirave të mëdha të gjelbra rreth kompleksit të shkollës, terrene të mëdha, që më parë ishin të braktisura ose të pushtuara nga rrënojat.

“Kur i gjej djemtë që pijnë duhan brenda në shkollë ose jashtë, duhet t’i vendos  një gjobë prej 27 euro por gjithashtu edhe të punojnë – shpjegon drejtori, i shqetësuar nga konsumimi i duhanit dhe drogave të lehta. Në fillim, djemtë, të cilët me tendencë artistike, shpesh të veshur në mënyrë origjinale dhe pinin cigare, kënaqeshin, duke menduar se ishin orë të lira, por ky perceptim nuk zgjati shumë. Ata u bënë pjesë e një misioni ndëshkues ndërmarrë nga autoriteti numër një i shkollës, i cili i detyroi të grumbullonin gurë, të prisnin drunj që nuk bënin dhe të transportonin me dorë mbeturinat. Kështu këta të rinj mendjemëdhenj dhe të mbrapshtë do të kuptonin përmes lodhjes dhe ndjenjën e fajit. Unë punoj me ta para së gjithash, për të vendosur një shembull dhe më pas sepse nuk kemi fonde për t’ia dedikuar personelit këtë aktivitet”.

Djemtë dhe dekani (që punojnë së bashku) në pjesën e prapme të shkollës, tani kanë një kopsht perimesh me domate dhe duhan, ndërsa në kopshtet e brendshme ka lule kamelia, trëndafila, hydrangeas dhe pemë agrumesh. Dhe së shpejti do të marrin disa pula dhe do të kujdesen për to.

Dekani Balbi punon nga 8 deri në 20 orë dhe ka projekte të mëdha për zgjerimin e institutit, i cili ka karakteristika të veçanta në fushën e trajnimit dhe argëtimit. Ai punon me pasion, sepse kjo ka qenë një zgjedhje e tij: vetëm katër vjet më parë ai ishte avokat i Kasacionit në Napoli, dhe ai hoqi dorë nga gjithçka për pasionin e tij: shkollën.

 

Burimi / ilsapereepotere2.blogspot.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top